Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Udhëtim trajnimi me gazetarë ekonomikë

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e OTP Bank Albania, organizoi në datat 17-19 qershor 2022, aktivitetin vjetor me gazetarë ekonomikë. Ky aktivitet është konceptuar si një bisedë e hapur mes përfaqësuesve të dy sektorëve përgjatë një rrugëtimi edukativ, njohës dhe informues. Tema kryesore këtë herë ishte digjitalizimi. 18 gazetarët ekonomikë që morën pjesë patën mundësinë të njihen me problematikat kryesore të sektorit bankar dhe sfidat që i rrethojnë, si dhe të shohin nga afër zbatimin e disa praktikave të Grupit OTP në selinë qendrore në Hungari.

AAB dhe bankat anëtare mbeten të përkushtuara për ndihmën dhe kontributin e tyre në edukimin financiar të përfaqësuesve të medias me synim saktësinë, paanshmërinë dhe transparencën në përcjelljen e lajmeve dhe informacionit ekonomik.

 

Gallery