Njoftim për shtyp: Shoqata Shqiptare e Bankave në ndihmë të pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019

20/12/2019

Shoqata Shqiptare e Bankave, pas ngjarjeve fatkeqe dhe vdekjeprurëse të ndodhura në 26 nëntor, dëshiron të shprehë solidaritetin e saj për të gjithë qytetarët dhe familjet e prekur nga pasojat.

Si një mbështetje konkrete dhe efektive, Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës ka vendosur të dhurojë shumën prej 200,000 (dyqind mijë) Euro, duke depozituar një shumë të tillë në llogarinë speciale të hapur dhe administruar nga Qeveria shqiptare. Kjo shumë është veçmas nga të gjitha kontributet e tjera të kryera nga anëtarët individualë të Shoqatës bazuar në rregullat dhe politikat e tyre.

Për më tepër, Shoqata ka pranuar vullnetin e fortë të anëtarëve të saj për të zbatuar një numër masash, bazuar rast pas rasti, me qëllim mbështetjen e të gjithë huamarrësve që janë dëmtuar nga tërmeti. Për këtë qëllim, Shoqata inkurajon të gjitha palët e interesuara të kontaktojnë Bankën e tyre për të marrë informacion dhe udhëzime. Në të njëjtën kohë, Shoqata do të punojë me institucionet përkatëse dhe rregullatorët për t’u siguruar që përfituesit e masave të përmendura nuk do të jenë subjekt i ndonjë ndryshimi në klasifikimin e tyre të ecurisë së shlyerjes së kredisë.

Më në fund, Shoqata kujton se, që nga fillimi i urgjencës, të gjitha Bankat kanë hequr dorë nga tarifat dhe komisionet e aplikuara për transaksionin financiar (vendas dhe ndërkombëtar) për transferimin e fondeve në favor të viktimave të tërmetit.

Shoqata shfrytëzon rastin, në këtë sezon festash, të uroj për të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht për ata që u goditën nga kjo tragjedi, një 2020 më të mirë dhe paqësore!