Njoftim për shtyp: Mbi komisionet në llogaritë “Kontribute vullnetare, emergjenca”

27/11/2019

Shoqata Shqiptare e Bankave, në solidarizim të plotë me situatën e krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe në mbështetje të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë me donacione, ndihma apo kontribute në favor të të dëmtuarve, në ndjekje të situatës dhe në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bankën e Shqipërisë, njofton se: Çdo lloj transaksioni, në para fizike apo me transfertë, në lekë apo monedhë të huaj, në favor të llogarive të hapura për “Kontribute vullnetare, Emergjenca” bëhet pa komision. Bankat që operojnë në Shqipëri, nuk ngarkojnë me komision asnjë nga këto veprime. Për çdo shqetësim, mund të kontaktoni me bankën përkatëse ose me Shoqatën Shqiptare të Bankave.

 

Shoqata Shqiptare e Bankave
Tel.: +355 4 2280 372, Fax: +355 4 2280 359
e-mail: secretariat@aab-al.org
Web: www.aab.al