Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Njoftim për pensionet që merren në llogaritë bankare

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga korona virusi, ju bëjmë me dije se Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) po punon për shpërndarjen e pensioneve për ata pensionistë që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.

Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë bankave, Shoqata Shqiptare e Bankave, në dakordësi me MFE, ka rënë dakord me bankat që të gjejnë mundësinë për t’ua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.

Shërbimi do të organizohet nga strukturat e secilës bankë.

Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre, të komunikojnë direkt me bankën, e cila do të ndërmarrë menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës. Numrat e telefonit për të kontaktuar bankën janë:

 

BANKA KOMBËTARE TREGTARE (BKT): 042266288
CREDINS BANK: 042274777; 045353000
BANKA OTP ALBANIA: 0800 48 48
UNION BANK: 042389111; 042248938
FIBANK: 042274510; 08000111

 

Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.

Shëndeti i pari!