Tetori shënon Muajin Evropian të Sigurisë Kibernetike. AAB dhe Komiteti i Sigurisë së Informacionit i AAB-së, organizuan një seri webinar-esh që u zhvilluan gjatë gjithë muajit. Ngjarjet digjitale të këtij viti synuan të eksplorojnë tendencat dhe sfidat kibernetike për bankat dhe për të ndihmuar njerëzit të identifikojnë dhe të përgatiten për kërcënimet kibernetike.
- Në 15 Tetor, webinar-i i parë titulluar “Sigurinë Kibernetike në botën digjitale” u përqëndrua në rreziqet dhe sfidat e botës digjitale, rritjen e kompleksitetit të sistemeve të informacionit, gjetjen e një ekuilibri midis kërkesave në rritje të përdoruesve të internetit dhe sigurisë si dhe disa këshilla për blerje të sigurta në internet.
- Në 22 Tetor, webinar-i i dytë mbi “Sigurinë Kibernetike dhe sfidat në një kohë të distancimit social” u përqendrua në evidentimin e rreziqeve që hasen në hapësirën kibernetike, mashtrimet përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, diferenca ndërmjet një komunikim të ligjshëm nga një malinj; siguria gjatë punës në distancë; si dhe disa këshilla praktike për sigurinë e informacionit.
- Në 29 Tetor, webinar-i i tretë mbi “Sigurinë Kibernetike dhe eksperienca shqiptare” adresoi çështjet legjislative dhe rregullatore të sistemit dhe mënyrat për një bashkëpunim më të mirë.