Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Mëngjes pune i IFC-së me bankat
Maksimizimi i mundësive të financimit të qëndrueshëm

“Maksimizimi i mundësive të financimit të qëndrueshëm” ishte tema e mëngjesit të punës së organizuar më 15 nëntor 2022 nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të departamenteve të korporatave, të SME-ve dhe riskut, të sektorit bankar në Shqipëri. IFC-ja prezantoi për institucionet financiare si mund të lehtësohet zhvillimi i financimeve të qëndrueshme.

Në aktivitet morën pjesë Menaxherja e Programit të IFC-së, znj. Leah Soroka, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli, dhe Përfaqësuesja e IFC-së në Shqipëri, znj. Laura Qorlazja. Përfaqësuesit e IFC-së prezantuan elementët kryesorë të financimit të qëndrueshëm, i cili do të rrisë kapacitetin e institucioneve financiare për të zhvilluar produkte miqësore me klimën në përputhje me udhëzimet e BE-së dhe ato globale.

Gallery