Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Mbi miratimin e Paketës Ligjore

Në mbledhjen e datës 25 Tetor 2016, Komisioni Parlamentar i Ligjeve, përfundoi miratimin e paketës ligjore për reduktimin e Kredive të Këqia, por jo vetëm, paketë kjo e cila përfshinte pesë draft ligjet: “Për falimentimin”;  “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Civil të Republikës së Shqipërise”; “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin për sherbimin permbarimor gjyqësor privat”; dhe “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor”.

Shoqata Shqiptare e Bankave vlerëson miratimin e kësaj pakete nga ky Komision si dhe falenderon të gjitha institucionet shtëtërore që morrën pjesë dhe u angazhuan në grupin e punës të ngritur për këtë qëllim.