Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Mbi komentet e fundit në media, lidhur me kapacitetet e sistemit bankar shqiptar për të përballuar pagesat dhe transaksionet shtesë nëpërmet rrjetit të tyre

Në vijim të komenteve dhe opinioneve më të fundit në disa media të shkruara dhe elektronike, lidhur me mundësitë dhe kapacitetet e mjaftueshme të bankave në Shqipëri për të përballuar flukset shtesë të pagesave dhe transfertave, në përgjigje të angazhimeve dhe vendimeve të qeverisë për reduktimin e ekonomisë informale dhe pagesave me para’ në dorë, Shoqata Shqiptare e Bankave, dëshiron të njoftojë për sa më poshtë:

Komuniteti Bankar në Shqipëri vlerëson masat dhe vendimet më të fundit nga ana e Qeverisë Shqiptare për reduktimin e ekonomisë informale dhe pagesave me para’ në dorë, duke synuar qarkullimin e pjesës më të madhe të tyre nëpërmjet kanaleve zyrtare. Këto nisma përkthehen në më shumë fonde që lëvizin nëpërmjet kanaleve bankare dhe në një volum të rritur transfertash respektive.

Eshtë fakt që bankat në Shqipëri e përballuan me sukses fazën e parë të përpjekjeve të qeverisë për reduktimin e pagesave me para’ në dorë dhe aktulaisht ato janë më shumë se gati të përballojnë me shumë profesionalizëm dhe kompetencë lëvizjet më të fundit të Qeverisë në këtë drejtim. Dëshirojmë të vemë theksin në një fakt të tillë, pasi sistemi bankar përfaqëson sektorin më pararojë dhe më të zhvilluar të ekonomisë shqiptare; bankat zotërojnë një infrastruktrë të avancuar shërbimesh si dhe një rrjet degësh e agjencish gjithnjë në rritje e plotësisht i aftë për të trajtuar dhe përpunuar çdo volum transaksionesh shtesë në të ardhmen. Për më tepër,  bankat  po vazhdojnë të kryejnë investime të konsiderueshme në këtë drejtim.

Të gjithë bankat kanë përkushtimin e duhur për të përmirësuar më tej shërbimet për klientelën, duke mundësuar dhe uljen e kostove respektive si dhe zgjerimin e gamës së produkteve bankare, nëpërmjet formatimit të tyre sipas kërkesave të konsumatorëve dhe duke i bërë ato të arritshme për publikun e gjerë.

Bankat do të vazhdojnë të jenë partneri më i besueshëm për gjithkënd dhe ne si komunitet bankar besojmë se bankat deri më sot e kanë merituar plotësisht besimin dhe mirënjohjen e publikut shqiptar.