“Loja e Kursimeve”: studentët përvetësojnë aftësi financiare në praktikë

03 November 2025

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania, organizoi “Saving Game – Loja e Kursimeve” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kursimeve. Ky aktivitet dyditor u zhvillua më 30–31 tetor, duke përfshirë studentë nga Universiteti Polis dhe Universiteti New York Tirana.

Përmes kësaj loje interaktive, studentët patën mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë mënyra efektive për të menaxhuar financat personale, duke u përballur me situata të ndryshme ekonomike dhe vendimmarrje financiare në një mjedis dinamik.

Të ndarë në grupe, pjesëmarrësit morën role të ndryshme dhe u përballën me sfida reale si planifikimi i buxhetit, kursimet, investimet dhe menaxhimi i borxhit.

Qëllimi i “Lojës së Kursimeve” është të rrisë njohuritë dhe aftësitë financiare të studentëve, duke i inkurajuar ata të marrin vendime të përgjegjshme për të ardhmen e tyre. Kjo qasje inovative në edukimin financiar ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi praktike për menaxhimin e financave personale, duke e bërë procesin e të mësuarit më argëtues dhe ndërveprues.

Atmosfera bashkëpunuese dhe diskutimet gjatë lojës krijuan një eksperiencë të vlefshme dhe frytdhënëse për të gjithë pjesëmarrësit.

GALERIA

SHARE