Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Workshop për financimin në monedhën vendase dhe mbrojtjen ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit

Financimi afatgjatë në monedhën vendase krijon mundësi për biznesin, në të gjithë sektorët, dhe kontribuon në zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Megjithatë, kërkon gjithashtu një menaxhim efektiv të ekspozimit të monedhës. Në këtë kontekst, AAB mundësoi organizimin e një  workshopit nga TCX, mbi financimin në monedhën vendase dhe mbrojtjen ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit. Workshopi u mbajt në Tiranë më 22 maj 2023.

Gjatë workshopit pjesëmarrësit diskutuan se si TCX mbështet huadhënësit ndërkombëtarë në ofrimin e fondeve afatgjata të shprehura në monedhën lokale në dobi të institucioneve financiare vendase dhe se si të shmangen mospërputhjet e monedhës direkt ose indirekt.

Aktiviteti u ndoq nga përfaqësues të bankave.

Rreth TCX:
Fondi i këmbimit valutor N.V. (“TCX”) është një iniciativë financiare zhvillimore e mbështetur nga institucione financiare për zhvillim. Ai ka ndikim në institucionet huadhënëse dhe siguron zgjidhje për mbrojtjen e monedhës në vendet në zhvillim dhe ato kufitare. Produktet synojnë të nxisin financimin në monedhën vendase dhe të ndihmojnë institucionet financiare vendase të menaxhojnë llogaritë e tyre kundër rrezikut të kursit të këmbimit.

 

Gallery