Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Leksion i hapur mbi bankingun digjital në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Më datë 23 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi një leksion të hapur në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSh) me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike. Aktiviteti është pjesë e organizimeve të AAB-së në kuadër të Javës së Parasë, javë e dedikuar edukimit financiar.

Aktiviteti u hap nga Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, Drejtore e Programeve Master, në UMSh e cila informoi pjesëmarrësit më gjerë mbi qëllimin e organizimit.

Të pranishmit u përshëndetën nga Dr. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB, i cili njohu audiencën me iniciativat e ndërmarra, si dhe rëndësinë që shoqata i kushton edukimit financiar si një nga shtyllat kryesore të veprimtarisë së saj.

Leksioni u mbajt nga znj. Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit & Kanaleve Alternative në AAB, si dhe Drejtuese e Sektorit të Kartave dhe Kanaleve Alternative në OTP Bank Albania. Ajo prezantoi orientimin dhe përparësinë që bankat kanë drejt plotësimit të nevojave të klientëve nëpërmjet kanaleve digjitale.

Znj. Ilollari vijoi diskutimin gjatë të cilit u drejtuan pyetje mbi bankingun digjital.

Gallery