
Tiranë, më 5 prill 2017 – Në vijim të punës për promovimin dhe nxitjen e punësimit tek të rinjtë dhe rritjen e potencialit të burimeve njerëzore të sistemit bankar, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Partnerët Shqipëri organizuan lancimin e Programit “Edukimi i Punëkërkuesve të Rinj në Sektorin Bankar”.
Gjatë takimit u mbajt një fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit e dy institucioneve, z. Spiro Brumbulli dhe znj. Juliana Hoxha, të cilët prezantuan programin dhe kontributin e tij tek të rinjtë shqipare të diplomuar në Ekonomi, Financë, Bankë dhe Shkenca Ekzakte, në kërkim të karrierës profesionale brenda sektorit bankar.
Gjithashtu, z. Orfea Dhuci, këshilltar Ekonomik në Alpha Bank Albania, mbajti leksionin e parë në kuadër të programit me temë “Sistemi Bankar në Shqipëri. Historiku dhe tendencat e zhvillimit të sektorit.
Folës gjatë takimit ishin dhe përfaqësues të disa bankave tregtare shqipare, të cilët diskutuar mbi rëndësinë e programit dhe mbi mundësitë e krijimit të një mjedisi mundësues për stimulimin dhe zhvillimin profesional të punëkërkuesve të rinj në tregun e punës.