Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Kryetari i AAB në mbledhjen VIII të Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave

Kryetari i  Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) mori pjesë në mbledhjen e tetë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP), e cila u zhvillua në datën 9 nëntor 2022, në mjediset e Bankës së Shqipërisë. Përveç anëtarëve të KKSP, anëtarë të së cilit janë dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave me Kryetarin e Komitetit të Pagesave në AAB, në mbledhje morën pjesë edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, si dhe përfaqësues nga: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Banka Botërore; dhe institucione të tjera ndërkombëtare, përfaqësues nga bankat, institucionet financiare jobanka, operatorët e skemave kombëtare të pagesave me kartë, etj.

 

Aktiviteti u hap nga Zëvendësguvernatorja, zj. Luljeta Minxhozi dhe u përshëndet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, zj. Delina Ibrahimaj.

 

Në fjalën e tij, z. Shella prezantoi arritjet e tregut deri më tani dhe projektet në të ardhmen dhe theksoi rëndësinë dhe prioritetin që industria bankare i ka kushtuar zhvillimit të shërbimit të pagesave, si pjesë e rëndësishme  e procesit të digjitalizimit.

 

Fjala e Kryetarit të AAB-së, z. Bledar Shella në mbledhjen VIII të Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave.

Gallery