Konferenca e Tretë e AAB-së “Bankat për zhvillim të qëndrueshëm”
Rreth konferencës
Konferenca organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) me rastin e 20 vjetorit të themelimit saj. Kjo ngjarje do të sigurojë pjesëmarrjen e institucioneve ndërkombëtare dhe kombëtare, politikë – bërësit dhe institucionet financiare për të diskutuar zhvillimet e fundit në një sërë temash për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në kuadër të ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe industrisë bankare për një zhvillim të qëndrueshëm, në konferencë janë të ftuar dhe anëtarët e shoqatave të bankave të rajonit.
Sesioni i parë i konferencës përmban fjalime / prezantime me temë rolin dhe përgjegjësitë për një të ardhme të qëndrueshme.
Sesioni i dytë i konferencës ka prezantime të shoqatave bankare të rajonit dhe diskutim të përgjithshëm mbi temat e paracaktuara.
Folësit
Puleng Tumelo Ndjwili-Potele
Koordinatore për Projektet Bankare
UNEP FI
Puleng është përfshirë në zhvillimin e Parimeve për Bankingun e Përgjegjshëm dhe bashkëpunon me Founding Bank dhe aktorë të ndryshëm për të udhëhequr Parimet për iniciativat e Bankingut të Përgjegjshëm. Ajo filloi karrierën e saj si juriste në fushën e të drejtës tregtar. Ka punuar në departamentet ligjore të Investec dhe më pas të Standard Bank, si dhe katër vjet në Departamentin Ligjor të Real Estate të Standard Bank, duke punuar në transaksionet e zhvillimit të pronës. Më pas, ajo u transferua në ekipin Standard Bank për Avokim Rregullator, ku punoi me një gamë të gjerë të palëve të interesuara për çështjet e politikave. Ky rol përfshinte angazhimin me politikë-bërësit dhe rregullatorët për të siguruar reagime dhe kontribute për politikat dhe legjislacionin që ata po zhvillonin. Puleng zotëron një Bachelor të Arteve, Bachelor në Juridik dhe Diplomë Master në Politikën Publike nga Universiteti Wits. Ajo është e angazhuar me çështje të zhvillimin ekonomik dhe po punon drejt arritjes së objektivave të OZHQ-ve për të realizuar një të ardhme të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë.
Dejan Vasiljev
Ekonomist Kryesor
BERZH
Dejan Vasiljev është Ekonomist Kryesor për institucionet financiare në BERZH, dhe mbulon tregjet dhe transaksionet në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Formimi i tij është i orientuar tek bankingu qendror, duke qënë i punësuar mbi 7 vjet me Bankën Kombëtare të Serbisë, ku ka kryesuar departamentin e stabilitetit financiar. Karriera e tij përfshin sektorin privat, si kreu i një departamenti të analizës financiare në një bankë tregtare dhe menaxher fondi në një kompani të fondit të investimeve. Dejan zotëron një M.A. në Ekonomi nga Universiteti Humboldt në Berlin dhe kualifikimin CFA .
Sébastien de Brouwer
Oficer i lartë për politikat
FEB
Sébastien de Brouwer është Zyrtar Kryesor i Politikave në Federatën Bankare Evropiane (EBF). Ai është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të EBF. Ai është duke mbikëqyrur të gjitha fushat e politikave të EBF, si dhe çështjet ligjore. Si pjesë e aktiviteteve të tij, Sébastien është gjithashtu anëtar i Bordit të Këshillit të Pagesave Evropiane (EPC), Anëtar i Komitetit Këshillimor të Shërbimeve të Regjistrit të FTLD, LLC dhe anëtar i grupeve të ndryshme të ekspertëve në nivel të BE. Ai është gjithashtu anëtar i Bordit redaktues të Revue de Droit Bancaire et Financier. Para se të bashkohej me EBF, Sébastien ishte Shefi i Çështjeve Evropiane dhe Anëtar i Komitetit Ekzekutiv me Febelfin, Federatën Belge të industrisë financiare (duke përfshirë bankat) dhe këshilltarin paraprak ligjor. Para kësaj Sébastien ka punuar edhe në një bankë ndërkombëtare (mbajtës) dhe një kompani sigurimi (menaxhimi i kërkesave të rëndësishme). Ai zotëron një titull Juridik nga Universiteti Katolik i Louvain-la-Neuve dhe një doktoraturë në të Drejtën Ndërkombëtare (Universiteti i Leiden) dhe në Studimet e Biznesit (London School of Economics and Political Science).
Alessandro Bragonzi
Përfaqësues i BEI-së për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore
BEI
Alessandro Bragonzi është përfaqësuesi i ri i Bankës Europiane e Investimeve (BEI) në Shqipëri. Ai ka punuar në BEI që nga viti 2010 ku ishte përgjegjës për operacionet e huadhënies me institucionet financiare ndërkombëtare në të gjithë CSEE (Austria, Republika Çeke, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Turqia), dhe më përpara në menaxhimin dhe themelimin e instrumenteve financiare të financuara nga BE në shtete të ndryshme anëtare të BE-së që bashkëpunojnë me autoritetet kombëtare, EIF, Komisionin Evropian dhe ndërmjetësit financiarë vendore. Alessandro sjell një eksperiencë të gjerë dhe praktike me grupin e plotë të produkteve dhe strukturave të financuara nga BEI, të dedikuara për nën-sovranët, bankat dhe operacionet e sektorit publik.
Milan Mirjanic
Partner i Asocuar
McKinsey
Milan është një Partner i Asocuar në zyrën e kompanisë McKinsey në Adriatik. Ai është një ekspert në çështjet Digjitale dhe të Shpërndarjes me fokus në industrinë bankare dhe të sigurimeve. Milan zotëron një diplomë MBA nga Shkolla e Biznesit në Londër dhe ka 7 vjet ka mbajtur pozicionin e CEO në një NVM në Kroaci.
Mehmet Seyhan Pencabligil
Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi
Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Z. Mehmet Sejhan Pencabligil është Kryetar Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), që nga viti 2000. Nën drejtimin e tij , banka ka arritur të jetë banka më e madhe në Shqipëri, me 3.9 miliardë dollarë në asete, 435 milionë dollarë në kapital, dhe 29 përqind të tregut. Z. Pencabligil në vitin 2007 krijoi BKT-Kosovë.
Z. Pencabligil është Kryetar Nderi i Komitetit Kombëtar në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë; Kryetar i kompanisë Albania Leasing, Kryetar i Dhomës Shqiptaro – Turke të Tregtisë dhe Industrisë dhe Anëtar Alternativ i Bordit të Drejtorëve të Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (WSBI). Z. Pencabligil është Konsull Nderi i Pakistanit në Shqipëri dhe është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Aleksandër Moisiu.
Z. Pencablıgi, është laureuar si B.A. në Administrim Biznesi dhe si M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi dhe M.Sc. në Financë nga Universiteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar. Ka kryer studimet e doktoraturës për Filozofi pranë Universitetit të Sofies në Bullgari. I lindur në 1969 në Stamboll, Z. Pencabligil ka kombësi turke dhe shqiptare. Ai flet turqisht dhe anglisht, dhe ka njohuri të gjuhës shqipe dhe persiane. Ai është i martuar, me pesë fëmijë.
Pierfrancesco Gaggi
Drejtues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
ABI (Itali)
Pierfrancesco Gaggi kryeson Njësinë e dedikuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Associazione Bancaria Italiana – ABI, në Romë . Pas një eksperience në BNL (tani BNP BNL), ai u bashkua në 1985 me Departamentin e Kërkimeve në ABI. Në vitin 1991 ai hyri në fushën e Sistemeve të Pagesave, me një fokus të veçantë në ekonominë dhe marketingun e instrumenteve të pagesave. Në vitet ’90 ai kontribuoi për të nisur skemën e kartës së debitit italian BANCOMAT dhe skemën e inicimit të pagesave midis bankave dhe korporatave (CBI, fillimi i pagesës bankare në biznese). Që nga viti 1997, ai drejtoi Departamentin kushtuar Sistemeve të Pagesave dhe më pas (2009) Divizioni i dedikuar Sistemeve të Pagesave, Infrastrukturave të Tregut, Sigurisë Fizike dhe IT-së dhe Teknologjisë. Pas një periudhe të gjatë që shërbeu si Kryetar i Komitetit të Sistemeve të Pagesave të Federatës Bankare Evropiane dhe anëtar i Komitetit Plenar dhe Koordinues të Këshillit Evropian të Pagesave, në vitin 2011, ABI e caktoi atë si kreun e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke ruajtur rolin e Kryetarit të Konsorciumit ABILab, mbi sigurinë kibernetike dhe inovacionin, dhe të Shoqatës së Bankave Italiane që marrin pjesë në komunitetin SWIFT. Që nga viti 2011 është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Bankave dhe Anëtar i Bordit të Institutit Evropian të Tregjeve të Parave – EMMI.
Vladimir Vasic
Sekretar i Përgjithshëm
Shoqata e Bankave të Serbisë
Mr Vladimir Vasić ka mbi 15 vjet eksperiencë profesionale në sektorin financiar dhe privat, duke përfshirë pozicionet drejtuese që ka mbajtur në disa banka, shoqëri sigurimi, si dhe në një kompani të menaxhimit të fondit të investimeve. Ai u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Beogradit, Departamenti i Bankave, Financave dhe Sigurimeve dhe gjatë zhvillimit të tij profesional ka ndjekur kurse të shumta në lidhje me planifikimin dhe vendimmarrjen strategjike, rreziqe në operacionet e bankave, si dhe nga fusha e menaxhimit të projekteve, ekipe, cilësi, ndryshime etj. Gjatë karrierës së tij në fushën e bankave, Z. Vasić ishte, ndër të tjera, i angazhuar profesionalisht në mbështetjen operacionale të biznesit në përgjithësi; ai merrej me detyrat që lidhen me koordinimin dhe kontrollin e operacioneve të degëve; ai ka punuar në planifikimin strategjik dhe menaxhimin e projekteve; ai ishte anëtar i komitetit të rrezikut, një anëtar i ekipit të vigjilencës, ishte i autorizuar dhe përgjegjës për menaxhimin e portofoleve të projekteve dhe trajtimin e ndryshimeve kryesore. Përveç kësaj, ai ka kryer aktivitete që lidhen me rreziqet operacionale dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe përputhshmërinë, menaxhimin e projekteve për rritjen e konkurrencës, ecurinë dhe cilësinë e veprimtarisë së bankës dhe kryerjen e aktiviteteve këshilluese që synojnë përmirësimin strategjik të performancës financiare.
Charikleia Apalagaki
Sekretare e Përgjithshme
Shoqata Helenike e Bankave
Profesor Charikleia Apalagaki, mban, që nga marsi 2017, pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Helenike të Bankave . Ajo është profesore e plotë në Universitetin Aristotel të Selanikut që nga viti 2004 dhe Anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Selanikut që nga viti 1984. Apalagaki u bashkua me Piraeus Bank në vitin 2001 dhe mban mban në vijim: Konsulente Menaxhuese në Çështjet Ligjore, Anëtare Ekzekutive e Bordit të Drejtorëve, Anëtare e Komitetit të Auditimit, Anëtare Ekzekutive e Bordit të Drejtorëve dhe Kryetare e përkohshme. Studimet e saj në drejtësi (civile, tregtare, bankare, financiare evropiane dhe penale) u kryen në Universitetin Aristotel të Selanikut, ku ajo u përfundoi doktoratën e saj në ligjin e procedurës civile. Ajo ka kryer një kurs intensiv dhe kërkimor në Gjermani (Fakulteti Juridik i Hannoverit) për një periudhë prej tre vjetësh dhe ende bashkëpunon me Fakultetin e Drejtësisë Gjermane, si dhe me fakultetet e tjera evropiane (programet e mësimdhënies Erasmus). Znj. Apalagaki është e specializuar në ligjin e zbatimit (dhe në procedurat e falimentimit) dhe gjithashtu ka përvojë të hartimit të legjislacionit, pasi ajo ishte anëtare e dy Komiteteve të Ministrisë së Drejtësisë për modifikimet e Kodit të Procedurës Civile, të votuar në Ligjin 4334/2015 dhe Raportuese në Komisionin e Ministrisë së Financave për futjen e urdhrit të pagesës në procedurën administrative.
Silvio Pedrazzi
Kryetar i AAB-së
Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania
Z. Silvio Pedrazzi është emëruar drejtor i përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Intesa SanPaolo Bank Albania në tetor 2013. Që atëherë, ai ka bërë të mundur evoluimin e thellë të Bankës me një fokus të veçantë në inovacion dhe në Bankingun Digjital duke zbatuar të gjitha politikat dhe standardet e Grupit Intesa Sanpaolo. Gjatë këtij udhëtimi, Intesa Sanpaolo Albania ka arritur të ketë një vlerësim të lartë në vend, duke u njohur si një drejtues në fushat e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Qeverisjes së Korporatave si dhe Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës. Nën udhëheqjen e tij, Banka ka zhvilluar një bashkëpunim intensiv me të gjitha institucionet shtetërore që synojnë një zhvillim efektiv të aktiviteteve më premtuese ekonomike në Shqipëri, si Sektori i Energjisë, Turizmi, Shërbimet e IT si dhe Bujqësisë.
Z. Pedrazzi aktualisht mban pozicioninin e Kryetarit të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), anëtar i Bordit të AIDA (Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), Anëtar i Bordit të Confindustria Albania, anëtar i Këshillit Kombëtar të Punës si dhe anëtar bordi në Këshillin Ekonomik Kombëtar.
Ai gjithashtu ka qenë Kryetar dhe më pas anëtar i Bordit të FIAA (Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë) dhe Anëtar i Bordit të Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare. Z. Pedrazzi bashkëpunon rregullisht me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, ndër të cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Silvio Pedrazzi filloi të punojë në industrinë bankare në vitin 1978 duke arritur postin e tij të parë në vitin 1996 kur u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Cassa di Risparmio di Spoleto Spa. Më pas, në kuadër të Grupit Bankar, ai u transferua përsëri në Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno si Drejtor i Përgjithshëm. Në vitin 2006 Silvio Pedrazzi filloi udhëtimin e tij jashtë vendit duke u emëruar Zëvendëskryetar i parë i Bordit Ekzekutiv në Bankën Intesa Beograd; në vitin 2008 ai u transferua në Ukrainë si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës në Pravex Bank.
Para se të bashkohej me Intesa Sanpaolo Bank Albania ai ishte Menaxher Rajonal (në Divizionin Ndërkombëtar të Subvencioneve të Bankave të Intesa Sanpaolo) për Ukrainën, Federatën Ruse dhe Egjiptin dhe shërbeu si Anëtar i Bordit dhe Kryetar i Komitetit të Auditimit në Bankën e Aleksandrisë. Ai përfundoi studimet e tij në Itali, dhe zotëron Diplomë Universitare në Ekonomi dhe Diplomë Master në Shkencat Ekonomike.
Pjesëmarrës
Përfaqësues të bankave anëtare, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Banka Botërore, UNEP FI, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve, Federata Evropiane Bankare, shoqatat e bankave të rajonit, përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse dhe rretheve akademike dhe media.
Programi
08:30
Regjistrimi & Kafe
09:00
Fjalë mirëseardhjeje
• Silvio Pedrazzi, Kryetar i AAB-së
• Gent Sejko, Guvernator, Banka e Shqipërisë
09:40
Foto e ditës
Sesioni I:
Roli dhe përgjegjësitë për një të ardhme të qëndrueshme
Moderator: Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm & Anëtar Bordi, BKT
09:45
Puleng Tumelo Ndjwili-Potele, Koordinatore për Projektet Bankare, UNEP FI –
Parimet për Bankingun e Përgjegjshëm: Një mjet për udhëhequr kreditimin që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm
Dejan Vasiljev, Ekonomist Kryesor, BERZH – Financat dhe Rritja e qëndrueshme
Sebastien de Brouwer, Oficer i lartë për politikat, FEB – Roli i bankave në financimin e qëndrueshëm – perspektiva evropiane
Alessandro Bragonzi, Përfaqësues për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore, BEI – Mobilizimi i kapitalit privat për të mbështetur financimin e qëndrueshëm – si Grupi i BEI-së financon një të ardhme të qëndrueshme
Milan Mirjanic, Partner i Asocuar i McKinsey – Bankat në botën sfiduese të ndërmjetësimit financiar
11:45
Pushim kafe
Sesioni II:
Sfidat e bankingut në rajon
Moderator: Sebastien de Brouwer, Oficeri i lartë për politikat, FEB
12:15
Pierfrancesco Gaggi, Drejtues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ABI (Itali) – Zhvillimi i sektorit bankar për përforcimin e rimëkëmbjes
Vladimir Vasic, Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata e Bankave të Serbisë – Tregu i NPL-ve dhe rritja e kreditimit
Charikleia Apalagaki, Sekretare e Përgjithshme, Shoqata Helenike e Bankave – Financa të qëndrueshme. Këndvështrim mbi qeverisjen. Balanca ndërmjet efektivitetit dhe sigurisë.
Silvio Pedrazzi, Kryetar i AAB-së – Konsolidimi i sektorit bankar shqiptar
13:30
Pyetje dhe Diskutime
13:45
Mbyllje e Konferencës nga Kryetari i AAB-së
14:00
Pushim Dreke
Prezantime
Puleng Tumelo Ndjwili Potele – UNEP – FI Principles for responsible Banking
Dejan Vasiljev – EBDR – Sustainable Finance and Growth
Sebastien de Brouwe – EBF – The role of Banks in Sustainable Finance
Alessandro Bragonzi – Mobilizing private capital to support sustainable Finance
Milan Mirjanic – McKinsey – Banks in the Changing World of Financial Intermediation
Vladimir Vasic – Association of Serbian Banks – NPL Market and credit Growth
Charikleia Apalagaki – Hellenic Bank Association – Sustainable Finance. Governance Considerations
Shoqata Shqiptare e Bankave organizon konferencën me temë “Bankat për zhvillim të qëndrueshëm”
Në datën 14 maj 2019 u zhvillua Konferenca e 3-të e AAB-së me temë “Bankat për zhvillim të qëndrueshëm”. Në këtë konferencë, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga bankat anëtare. Gjithashtu, morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Banka Botërore, UNEP FI, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve, Federata Evropiane Bankare, shoqatat e bankave të rajonit, përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse dhe rretheve akademike dhe media
Konferenca u çel nga z. Silvio Pedrazzi, Kryetar i AAB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, si dhe u përshëndet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në fjalën e mbajtur për të pranishmit, duke nënvizuar progresin e bërë, theksoi se zhvillimi i sektorit bankar – dhe i sistemit financiar në përgjithësi – nuk ka qenë linear: sfidat me të cilat ai është përballur kanë qenë të vazhdueshme dhe të formave të ndryshme. Këto sfida kanë kërkuar kujdes dhe vendimmarrje aktive, inteligjente e kurajoze. Ai shprehu bindjen se eksperienca e përbashkët do të ndihmojë në vendimmarrjen në të ardhmen.
Me tej, konferenca u organizua në dy panele. Paneli i parë u drejtua z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi, Banka Kombëtare Tregtare, dhe u përqendrua në rolin dhe përgjegjësitë për një të ardhme të qëndrueshme. Znj. Puleng Tumelo Ndjwili-Potele, Koordinatore për Projektet Bankare, UNEP FI, prezantoi “Parimet për Bankingun e Përgjegjshëm: Një mjet për udhëhequr kreditimin që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm”. Z. Dejan Vasiljev, ekonomist kryesor, BERZH, u fokusua tek financat dhe rritja e qëndrueshme.
Z. Sebastien de Brouwer, Oficer i lartë për politikat, Federata Evropiane Bankare, foli mbi rolin e bankave në financimin e qëndrueshëm dhe perspektivën evropiane. Z. Alessandro Bragonzi, përfaqësues i EIB-së për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore, solli eksperiencën se si grupi i EIB-së financon një të ardhme të qëndrueshme. Bankat në botën sfiduese të ndërmjetësimit financiar u prezantua nga z. Milan Mirjanic, Partner i Asocuar i McKinsey.
Pjesëmarrësit në panelin e dytë të konferencës trajtuan sfidat e bankingut në rajon nën moderimin e z. Sebastien de Brouwer, Oficeri i lartë për politikat në Federatën Evropiane Bankare. Më konkretisht, z. Pierfrancesco Gaggi, Drejtues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shoqata e Bankave në Itali, prezantoi zhvillimin e sektorit bankar për përforcimin e rimëkëmbjes. Z. Vladimir Vasic, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave të Serbisë, solli eksperiencën e Serbisë mbi tregun e NPL-ve dhe rritjen e kreditimit, dhe znj. Charikleia Apalagaki, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Helenike të Bankave prezantoi këndvështrimin mbi qeverisjen dhe balanca ndërmjet efektivitetit dhe sigurisë në Greqi. Konsolidimi i sektorit bankar shqiptar u prezantua nga z. Silvio Pedrazzi, Kryetar i AAB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, i cili mbylli dhe punimet e kësaj konference.
GALERIA