Java e Parasë 2024
18 – 24 mars 2024
Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!
Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, si dhe partnerë të tjerë, në datat 18 – 24 mars 2024, festojnë Javën e Parasë 2024, nën sloganin “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”.
Organizatat pjesëmarrëse
- Shoqatat Shqiptare të Bankave (AAB)
- Banka e Shqipërisë
- Ministria e Arsimit dhe Sportit
- Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Depozitave (ASD)
- Arritje Junior
- Shkollat e mesme dhe fillore në të gjithë vendin Universitetet
mmë shumë se 4750 fëmijë dhe të rinj,
nga më shumë se 165 shkolla në të gjitha nivelet dhe universitetet
Ceremonia e çeljes së Javës së Parasë 2024, u organizua në mjediset e Bankës së Shqipërisë, më 18 mars 2024. Aktivitetin e përshëndetën z. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë; zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit; dhe z. Bledar Shella, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së, z. Shella, në fjalën e tij solli në vëmendje përfshirjen e AAB-së dhe bankave në iniciativat dhe projektet e përbashkëta, dhe shprehu përkrahjen e mëtejshme për çdo iniciativë të përbashkët që do të kontribuojë në përmirësimin e njohurive mbi paranë dhe financat, me prioritet edukimin e brezave të rinj. Përveç mbështetjes së veprimtarive të organizuara dhe përfshirjen e ekspertëve nga bankat në leksionet e hapura, z. Shella përmendi dhe Kuizin e Parasë, një tjetër iniciative dhe nismë e veçantë e AAB-së në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Finalja kombëtare do të realizohet më 20 mars 2024, me pjesëmarrjen e rreth 900 nxënësve. Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen e Kuizit Evropian të Parasë më 19 prill në Bruksel, organizuar nga Federata Evropiane e Bankave.
Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e 5 konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë dhe të shpallura më parë. Këto konkurse u mbështetën nga bankat anëtare të AAB-së.
- Konkursi “Vizatimi më i mirë”, në të cilin u paraqitën për konkurrim më shumë se 350 vizatime nga nxënësit e klasave III-ta prej më shumë se 80 shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria. Konkursi u mbështet nga ABI Bank.
- Konkursi “Projekti më i mirë”, gjithsej në konkurs u paraqitën 78 projekte, të realizuara nga rreth 2,300 nxënës të 50 shkollave 9-vjeçare të vendit. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.
- Konkursi “Fotomontazhi më i mirë”, ku u paraqitën 76 fotomontazhe, të realizuara nga nxënës të 40 shkollave 9-vjeçare të vendit. Konkursi u mbështet nga Raiffeisen Bank.
- Konkursi “Video më e mirë”, në të cilin u paraqitën 45 video, të realizuara nga 75 nxënës të 27 shkollave të mesme të vendit. Konkursi u mbështet nga Union Bank.
- Konkursi “Eseja më e mirë” me temë “Era e re e sigurisë kibernetike në botën e biznesit”. Gjithsej në konkurs u paraqitën 10 punime, të realizuara nga studentë të 7 universiteteve publike dhe jopublike të vendit. Konkursi u mbështet nga Banka Kombëtare Tregtare.
Më 20 mars 2024, AAB në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi Kuizin Evropian të Parasë, ku u regjistruan 1010 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 98 shkolla nga i gjithë vendi, të cilët konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga z. Genci Mamani, Drejtori Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretari Përgjithshëm i AAB-së.
- Në përfundim të Kuizit, ekipet fituese u renditën si më poshtë:
- Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2024 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës së 8-të: Edea Blaceri dhe Martin Leci.
- Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Sotir Gurra” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 9-të: Grejsi Spaho dhe Gabriela Gazi.
- Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 8-të: Alen Madhi dhe Joel Mima.
Një falënderim të veçantë për mësuesit z. Albin Malelli dhe znj. Mitiana Trungu, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.
Skuadra fituese e vendit të parë do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel më 19 prill 2024. Ekipet fituese do të shpërblehet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Banka e Shqipërisë.
Në kuadër të Javës së Parasë 2024, AAB dhe partnerët e saj organizuan dhe koordinuan një sërë leksionesh të hapura në shkolla dhe universitete. Këto leksione u fokusuan në aspekte të ndryshme të edukimit financiar, duke përfshirë kursimet, praktikat e sigurta të internetit, kërcënimet kibernetike, skemat e sigurimit të depozitave, dixhitalizimin, bankingun e hapur dhe tendencat më të fundit në sektorin bankar.
- Ekspertë nga bankat anëtare dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, mbajtën një prezantim me temën “Monedha Kombëtare dhe Siguria Digjitale” për nxënësit e klasave të pesta në 16 shkolla fillore dhe 3 shkolla të mesme, duke angazhuar rreth 900 nxënës.
- Gjithashtu, u organizuan leksione të hapura në universitete të ndryshme, me mbi 850 studentë nga 13 universitete të Shqipërisë. Këto leksione trajtuan tema të tilla si teknikat kibernetike dhe sigurimi i informacionit të ndjeshëm, praktikat e sigurta të internetit dhe kërcënimet kibernetike si phishing dhe vjedhja e të dhënave, skema e sigurimit të depozitave dhe procesi i kompensimit në vendin tonë, situata aktuale e sektorit bankar, sfidat dhe mundësitë, si të identifikohen mashtrimi financiar, rëndësia e mbrojtjes së të dhënave personale, financat në një ekonomi të bazuar në njohuri, zhvillimet në tregun financiar dhe sfidat e edukimit financiar, operacionet në tregun ndërbankar të parasë dhe tregun valutor, ndryshimet klimatike dhe financat e qëndrueshme, dhe financiare edukimi si çelës për maksimizimin e përfitimeve nga risitë në sistemin e pagesave.
- Në të gjitha platformat e saj të mediave sociale AAB rishpërndau dhe promovoi një video të shkurtër, të prodhuar në partneritet me VISA. Video u fokusua në temat kryesore të sigurisë kibernetike.
- Gjithashtu, gjatë Javës së Parasë, AAB dhe Banka e Shqipërisë u angazhuan në mënyrë aktive me shtatë kanale televizive kryesore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e edukimit financiar dhe rreziqet e mashtrimit në internet.