Folës:

Albana Shkurta
Zëvendësministër
Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Znj. Albana Shkurta ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1996, dega Financë si dhe mban gradën Master në degën Marketing, diplomuar në të njëjtin Universitet në vitin 2007. Aktualisht, Znj. Shkurta është në ndjekje të programit “Global Executive MBA”, një bashkëpunim mes Universitetit të Minesotës dhe Universitetit të Vienës për Ekonomi dhe Biznes. Me mbi 16 vjet eksperiencë në sektorë të ndryshëm në industrinë e produkteve të konsumit të gjerë, duke punuar për marka të njohura ndërkombëtare. Mbi 7 vjet në pozicionin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albanian Distribution & Development shpk, një shoqëri private shqiptare, themeluar në 1998 dhe aktualisht një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit në vend. Prej Tetorit të vitit 2017 është emëruar në pozicionin e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për sektorin e zhvillimit ekonomik.


Znj. Vasilika Vjero
Drejtor i Përgjithshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Nga Tetori i vitit 2016 Znj. Vjero mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, institucion në varësinë e Ministrisë së Financave në Republikën e Shqipërisë. Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKR) nga viti 2013 deri në Shtator 2016 duke e kryer një sërë detyrash që lidheshin me transformimin e këtij institucioni si dhe udhëhoqi procesin delikat të shkrirjes së Qendrës Kombëtare të Licencimit me atë të Regjistrimit të Bizneseve.Në vitet 1998-2001 ka drejtuar Drejtorinë e Koordinimit të Politikave Rinore në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për të marrë më pas detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit të Legalizimeve në Bashkinë e Tiranës, të cilin e drejtoi deri në Shtator të vitit 2002. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 znj. Vasilika Vjero drejtoi Drejtorinë e Planifikimit Strategjik në Bashkinë e Tiranës. Më pas ajo u përfshi në menaxhimin e një sërë projektesh të Bankës Botërore, Zyrës Zvicerane për Kooperim dhe Zhvillim, UNICEF, Freidrich Ebbert Foundation, në projekte që lidhen me decentralizimin dhe zhvillimin lokal, planifikimin dhe buxhetimin e shërbimeve të kujdesit social, vlerësimit të progresit të Strategjisë Kombëtare Shqiptare Përfshirjes Sociale 2007-2013, në drejtim të zhvillimit ekonomik etj.
Znj Vjero, ka kryer studimet e larta në Administrim e Menaxhim Biznesi me vlerësim maksimal në Universitetin e Tiranës, si dhe zotëron një Master në Administrim Publik (MPA) nga Fakulteti Ekonomik i njohur dhe nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln SHBA. Ka kryer gjithashtu formime të avancuara në fushën e menaxhimit financiar, prokurimit, menaxhimit të projekteve (EBRD Vjenë, Austri), si dhe parandalimi i konfliktit të interesit në administratën publike.


Znj. Elisabeta Gjoni
Zëvëndësguvernatori i Parë i Bankës së Shqipërisë
Kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave

Znj. Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që nga janari i vitit 2012 dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës që nga nëntori 2011. Zj. Gjoni është Kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave. Detyrat e saj të mëparshme kanë qenë: Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë nga themelimi i institucionit të integruar në vitin 2006 deri në Dhjetor 2011, Kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë, Anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për 8 vjet dhe Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 1995-1997. Znj. Gjoni veproi si Guvernator i Alternativës për Shqipërinë në BERZH, këshilltare financiare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në periudhën 1992-1996 dhe si anëtare e Komitetit të Negocimit për Borxhin e Jashtëm.
Ajo ka qenë lektore në menaxhimin financiar gjatë viteve 1982-1992 dhe aktualisht është profesore e financave dhe ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe në universitete të tjera në Shqipëri.


Z. Vasilis Panagiotidis
Drejtor
Shoqata Greke e Bankave

Vasilis Panagiotidis është diplomuar në Departamentin e Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit Panteion ku ka përfunduar studimet e tij pasuniversitare në ligjin ndërkombëtar ekonomik, financiar dhe bankar. Ai u bashkua me Shoqatën Greke të Bankave në tetor 2000. Ai është kreu i sistemeve të pagesave, luftës kundër krimit financiar dhe departamentit të sigurisë fizike. Ai është gjithashtu kreu i Institutit Bankar të Greqisë.
Ai përfaqëson bankat anëtare të Shoqatës Greke të Bankave në komitetet dhe grupet e punës në Federatën Evrpiane të Bankave dhe Këshillin Evropian të Pagesave. Gjithashtu është anëtar i Bordit të Drejtorëve të DIAS SA, Fondit të Garantimit të Depozitave dhe Investimeve Greke dhe Kompanisë së Zhvillimit Grek dhe përfaqëson Shoqatën në komisione të ndryshme të hartimit të legjislacionit.


Z. Zak Topuzi
Kryetar i Shoqatës së Turizmit

Z. Topuzi është President i Njësisë së Akomodimit në Sektorin e Hotelierit të ATA (Shoqata Shqiptare e Turizmit) që nga viti 2007. Përveç kësaj, ai është pronar i Mondial Hotel. Nga 2010-2011 ai ishte kryetar i BAHA (Aleanca Ballkanike e Shoqatave të Hoteleve).
Gjithashtu, ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të Punës. dhe anëtare e Këshillit Ekonomik Tiranë (Bashkia e Tiranës); Drejtor i bordit të shkollës së lartë profesionale të mikpritjes dhe turizmit; dhe anëtar i klubit Rotary Tirana West. Z. Topuzi është i diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Ndërtimit. Ai është i dekoruar me titullin “Regione Del Veneto” nga Rajoni i Veneto dhe është Certifikues i Departamentit të Mikpritjes nga Amerikan Hotel dhe Institutit të Strehimit.


Znj. Linda Shomo
CEO & Themeluese
EasyPay

Linda Shomo është themeluese dhe CEO e EasyPay, një platformë gjithëpërfshirëse e pagesës në Shqipëri. Linda ka një ekperiencë mbi 23 vjeçare në IT, 17 prej të cilave në sektorin financiar. Para EasyPay, Linda ishte menaxhere e IT në institucione të ndryshme financiare botërore, si Banka Amerikane e Shqipërisë, Western Union, First Data International etj.
Ajo themeloi EasyPay në vitin 2010 dhe është një nga themeluesit dhe CEO-t e pakta femra në sektorin FinTech të Ballkanit. Disa nga çmimet për rolin udhëheqës të Linda dhe EasyPay në revolucionin dixhital financiar në Evropë përfshijnë “Gruaja e vitit në TIK, 2014”, dhënë nga ICT Awards, “Gratë në FinTech Powerlist 2017” të përzgjedhur nga Innovate Finance, ndërsa EasyPay u zgjodh si një nga kompanitë Top 3 FinTech në Evropë për Përfshirjen Financiare, e dhënë nga FinTech Awards Europiane 2017. Përveç drejtimit të EasyPay, Linda është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të IT, Rrjetit Shqiptar të Konsulencës, Komitetit të Grave në Biznes, Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Koordinatorit të Rrjetit të Sipërmarrësve të Grave Shqiptare. Ajo mban një diplomë BS në Shkenca Kompjuterike, një MBA dhe një Certifikatë në Menaxhimin e Konsulencës së Menaxhimit nga IBC


Z. Eltion Koci
Menaxher i Thesarit
Grupi Balfin

Z. Koçi ka përfunduar studimet në vitin 2005 në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë për Administrim Biznesi.
Ai ka një eksperiencë disa vjeçare në sektorin bankar, pranë Alpha Bank Albania në seksionin e Thesarit nga viti 2006 deri në vitin 2010, dhe nga viti 2010 deri ne vitin 2013 në bankën Intesa Sanpaolo në divizionin e Thesarit, ku ka mbajtur pozicionin specialistit të lartë pranë departamentit të Shitjes së Instrumenteve Financiare dhe më pas në departamentin Menaxhimit të Aktiveve dhe Pasiveve nga viti 2013 deri në 2016. Nga nëntori i vitit 2016 e në vijim z. Koçi mban pozicionin e Menaxherit të Thesarit të Grupit Balfin.


Z. Dritan Mollanji
Këshilltar
PayLink

Dritan është ekspert i fushës në industrinë e pagesave me 13 vjet eksperiencë dhe kontribut në zhvillimin e ekosistemit shqiptar të pagesave. Në vitin 2012 ai themeloi PayLink, i pari i Përpunuesit Kombëtar të Pagesave dhe Byroja për Personalizim të Kartelave të certifikuar nga VISA & MasterCard, pasuar nga një zbatim i suksesshëm i Lëshimit, Përpunimit të Përpunimit dhe Personalizimit të Kartës. Aktualisht ai është këshilltar në Bruksel duke konsultuar kompanitë evropiane për t’u bërë përpunues të pagesave, në pajtim me rregulloren e PSD2, PCI DSS, instalimin e infrastrukturës dhe Certifikimin e Skemës së Pagesave.


Fatih Karli
Drejtor i Grupit të Bankingut Individual
Banka Kombëtare Tregtare

Z. Fatih Karli, është diplomuar në vitin 1997 në Universitetin e Bosforit, Fakulteti i Artit dhe Shkencës, Departamenti i Matematikës dhe në vitin 2000 po në të njëjtin Universitet, në Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Administrative, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Z. Karli gjithashtu është kualifikuar në Universitetin e Stambollit, në Institutin e Parasë, Tregjeve Financiare dhe Financës së Korporatave. Para ardhjes në BKT, ai ka punuar në Bankingun Individual T. GARANTI BANKASI A.S. nga viti 2000 deri në vitin 2012. Gjatë periudhës 2007 – 2012, Z. Karli ka qenë Drejtuesi i Marketingut dhe Fushatave në Bankingun Individual.


Moderatorë:

Z. Spiro Brumbulli
Sekretari i Përgjithshëm
Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)

Z. Brumbulli ka një eksperiencë disa vjeçare dhe të sukseshme në sektorin bankar dhe atë akademik. Ai ka qenë për një kohë të gjatë profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ndërsa në vitin 2011 ka mbajtur postin e Rektorit në Tirana Busines University (TBU) dhe Dekan i Fakultetit të Administrimit të Biznesit në këtë universitet. Gjatë karrierës së tij 12 vjeçare në sektorin bankar ai ka qenë në pozicione drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare (Tiranë dhe Kosovë), si dhe në Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Bank). Së fundmi, ai ka punuar në pozicionin e Drejtorit të kabinetit të Ministrit të Financave. Z. Brumbulli mban titullin e Doktorit të Shkencave në Ekonomi.


Nevila Kovaci
Kryetare e Komitetit të Kartave
AAB

Nevila ka një experience 18 vjeçare ne Industrinë e Pagesave me Karta, në Menaxhimin dhe Zhvillim si edhe në fushën e Biznesit dhe atë Operacionale, Përputhshmërisë, Riskut dhe Parandalimeve dhe Monitorimeve të Mashtrimeve me Karta. Znj. Kovaci ka drejtuar për 10 vjet Departamentin (Zyrën) e Sherbimeve me Karta pranë Bankës Intesa SanPaolo Bank Albania. Aktualisht punon pranë Departamentit të Segmentit Mass, Intesa SanPaolo Bank Albania.

2002-2005 ka punuar si Manaxhere Projektesh pranë ProCredit Bank, ku ka implementuar për hërë të parë në Shqipëri lëshimin e kartave të para Chip Visa dhe MasterCard si edhe ka ngritur në treg një rrjet të gjerë të terminaleve POS.

Gjatë periudhës 1999-2002 Znj. Kovaçi ka punuar si Drejtore e Financës dhe me pas Koordinatore pranë Institucionit Financiar Diners Club Albania.

Gjatë përvojës së saj , Znj.Kovaci ka kryer në vazhdimësi studime dhe formime të avancuara në fushën e Industrisë së Kartave si edhe është Certifikuar për Standartet e Sigurisë së Pagesave.