Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë
When:
April 1, 2022 @ 8:05 am – 9:05 am
2022-04-01T08:05:00+02:00
2022-04-01T09:05:00+02:00

Më 30 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të katërt Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e 360 nxënësve të grup moshës 13-15 vjeç nga 58 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u shfaq Livestream në kanalin YouTube të AAB-së. Pjesëmarrësit konkurruan në bazë ekipore të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!.

Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genci Mamani dhe Sekretari Përgjithshëm i AAB-së, Z. Spiro Brumbulli.

Ekipi fitues është nga shkolla 12-vjecare jopublike “Hafiz Ali Podgorica” në Durrës dhe përbëhet nga nxënësit: Arber Kertalli dhe Besart Ceka.

Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë dhe përbëhet nga: Redon Shehu dhe Lidra Shehu.

Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga: Mishel Balla dhe Anelia Shehu.

Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet on-line më 10 Maj 2022.

Një falënderim të veçantë për mësueset Raimonda EstrefiEtilda Muhaj dhe Jugerta Kabashi të cilat mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.

Fituesit e 3 vendeve të para të konkursit do të vlerësohen me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, si më poshtë:

  • Vendi i parë – 40,000 lekë
  • Vendi i dytë – 30,000 lekë
  • Vendi i tretë – 20,000 lekë

Përveç kësaj, Banka e Shqipërisë do të vlerësojë mësueset e skuadrave fituese me dhurata simbolike.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit të angazhuar në realizimin e këtij konkursi!