Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Zhvillimet fiskale dhe ligjore
When:
March 11, 2022 @ 1:09 pm – 2:09 pm
2022-03-11T13:09:00+01:00
2022-03-11T14:09:00+01:00

Në datën 23 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me PwC Shqipëri dhe Kosovë zhvilloi workshopin “Zhvillimet fiskale dhe ligjore”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të departamenteve të financës dhe ligjorit të bankave anëtare.

Aktiviteti u hap nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB dhe znj. Loreta Peçi, Partner  Drejtues Vendor për zyrën e PwC Shqipëri dhe Kosovë.

Aspekte të rëndësishme të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe transferimit të çmimit për sektorin bankar; implikimet fiskale të kuadrit të ri ligjor mbi Eurobondin; rëndësia e nënshkrimit elektronik për biznesin; probleme administrative të shmangies së tatimit të dyfishtë; risitë e pritshme në legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale sipas standardeve evropiane, etj., ishin disa prej temave të trajtuara gjatë workshopit, të cilat u ndoqën me mjaft interes dhe diskutim nga pjesëmarrësit.

Gallery