Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Udhëtim trajnues për gazetarë ekonomikë
When:
October 3, 2015 @ 9:53 am – 10:53 am
2015-10-03T09:53:00+00:00
2015-10-03T10:53:00+00:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Në datat 3-4 tetor 2015, AAB organizoi një aktivitet dy ditor, i projektuar si një kombinim trajnimi dhe udhëtimi argëtues në qytetin e Vlorës. Kësaj nisme i’u bashkuan 13 gazetarë ekonomikë të mediave të ndryshme si: Agjencia Telegrafike Shqipëtare (ATSH); Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NOA); Revista Monitor; Shekulli; Shqip; Top Channel; Top News; TVSH dhe Vizion Plus. Gjatë këtij aktiviteti gazetarët patën mundësi të zgjerojnë të kuptuarit e çështjeve financiare dhe bankare në sajë të prezantimeve dhe diskutimeve me përfaqësues nga BKT, Fibank, Tirana Bank dhe Procredit Bank.

Programi i trajnimit përfshiu 2 seanca përgjatë të cilave 4 bankierë mbajtën prezantime për çështje si; përfitueshmëria e bankave, likuiditeti dhe kapitali; komponentët e pasqyrave financiare të bankave; kreditë me probleme dhe çështjet që lidhen me to; produktet dhe shërbimet bankare të cilat i ofrohen individëve; komisionet dhe tarifat; etj.. Videot informuese mbi normat e interesit, komisionet bankare dhe sigurimin e depozitave, të cilat u shfaqën gjatë trajnimit dhe përgatitur nga AAB në kuadër të Edukimit Financiar, u pritën me interes nga pjesëmarrësit. Diskutime konstruktive ndërmjet të pranishëmve dhe pjesëmarrja aktive, rritën efikasitetin e këtij trajnimi.

Dita e dytë e aktivitetit vijoi me një udhëtim në ishullin e Sazanit dhe ndalim për drekë në  Karaburun, ku në një mjedis të ngrohtë dhe miqësor gazetarët dhe bankierët kishin mundësi të mëtejshme për të diskutuar mbi çështjet financiare dhe bankare.

Ky aktivitet ishte ndër të parat aktivitete trajnuese organizuar nga AAB, me qëllim transparencën dhe komunikimin më të mirë me publikun.

Gallery