Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Tryezë diskutimi mbi rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin bankar
When:
November 7, 2018 @ 4:39 pm – 5:39 pm
2018-11-07T16:39:00-01:00
2018-11-07T17:39:00-01:00

Më 7 nëntor 2018, AAB bashkëorganizoi me Zyrën e Komisionerit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave (IDP), një tryezë diskutimi mbi rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndikimin në sektorin bankar. Duke pasur parasysh përputhshmërinë me kërkesat e Rregullores së Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme të BE-së (GDPR), seminari trajtoi dispozita të ndryshme të kësaj rregulloreje dhe atë që bankat duhet të bëjnë për të qenë në përputhshmëri. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, si  dhe ekspertë nga bankat tragtare. Të pranishmit u përshëndetën nga  nga z. Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nga z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së.

Znj. Pjerina Gaxha, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mbajti një prezantim për të pranishmit, ku i njohu me legjislacionin mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe praktikën e Zyrës së Komisionerit me sektorin bankar. Në vijim, z. Italo De Feo, partner në CMS Adonnino Ascoli Cavasola Scamon, Itali, prezantoi zbatimin e Rregullores mbi Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme të BE (GDPR) nga sektori bankar.

Në mbyllje të veprimtarisë, pjesëmarrësit në këtë seminar kishin mundësinë të adresonin pyetjet e tyre.

Gallery