
Ditën e martë, datë 25 janar 2022, u zhvillua një takim pune i industrisë bankare me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP). Në takim morën pjesë përfaqësues të bankave nga strukturat e Përputhshmërisë dhe Ligjorit.
Nga DPPP ishin të pranishëm z. Elvis Koci – Drejtor i Përgjithshëm, z. Artan Shiqerukaj – Drejtor i Drejtorisë së Analizës, dhe z. Agim Muslia – Drejtor i Drejtorisë së Përputhmërisë, Trajnimeve & Teknologjisë së informacionit.
Në takim u diskutua mbi risitë kryesore të ndryshimeve ligjore të vitit 2021 dhe hapat e mëtejshëm, vigjilenca e ushtruar ndaj llogarive “llogaria e posaçme bankare e noterit”, ecuria e Shqipërisë në raportimin pranë ICRG/FATF, mënyra e plotësimit të formateve të RTPF & RAD, çështje të ndryshme me interes të përgjithshëm të hasura gjatë shqyrtimit të RAD, etj.
Takimi u karakterizua nga bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe dëshira për të organizuar takime të tilla edhe në të ardhmen.