
Tema
Edukimi Financiar për Përfshirjen Financiare
Data
29 qershor 2018
Vendi
Rogner Hotel Tirana
Historiku
Nevoja për edukimin financiar dhe rëndësia e tij për përfshirjen financiare tashmë është pranuar nga të gjithë aktorët e mundshëm, politikë-bërësit, bankierët, praktikantët, studiuesit dhe akademikët anë e mbanë globit. Arritja e një niveli më të lartë të sensibilizimit dhe të kuptuarit për produktet bankare dhe financiare përbën hapin e parë drejt krijimit të kërkesës dhe rritjes së nivelit të përshtatjes. Çështja e kulturës financiare nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Ka nevojë për të kuptuarit e mangësive në informacion në të gjithë segmentet e konsumatorëve, bankë dhe jo bankë, dhe për hartimin e strategjive të komunikimit që trajtojnë nevojën unike të disa segmenteve specifike. Përveç trajtimit të mangësive në informacion, fokusi duhet të përqendrohet edhe në projektimin e produkteve që përmbushin karakteristikat unike të segmentit të synuar, siç janë niveli i ulët i kulturës financiare, të ardhurat ciklike, niveli minimal i kolateralit, mungesa e historikut të kredive, mungesa e identitetit formal dhe të verifikueshëm, analfabetizmi etj.
Objektivat e aktivitetit
Nëse të gjithë arrijmë të kuptojmë se edukimi financiar gjeneron kërkesa për produkte dhe shërbime financiare, rrjedhimisht do të përshpejtohen hapat drejt përfshirjes financiare, pasi kjo bën të mundur që njerëzit në përgjithësi të kuptojë nevojat dhe përfitimet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bankat dhe institucionet financiare. Arsyeja kryesore për përmirësimin e edukimit financiar është ndikimi që ai ka në përfshirjen financiare dhe qëndrueshmërinë e vendit.
Pjesëmarrës:
Bankat anëtare të AAB-së, Banka e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shërbimi Kombëtar për Rininë, Shoqata për të rinjtë, Institucione publike, OJF etj.
Sponsors