Darka e Fund-vitit

12/12/2018

When:
December 12, 2018 @ 2:14 pm – 3:14 pm
2018-12-12T14:14:00-01:00
2018-12-12T15:14:00-01:00

Më 12 dhjetor 2018, AAB organizoi Darkën e Fund-vitit ku morën pjesë drejtorë të përgjithshëm të bankave tregtare dhe kryetarë të komiteteve teknike të AAB-së. Në këtë aktivitet të fund vitit, përveç Guvernatorit, zotit Gent Sejko, dhe përfaqësuesve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, morën pjesë Zëvendës Kryeministri, zj. Senida Mesi, Komisioneri i Zyrës së Mbrojtjes së të Dhënave dhe Informacionit, zoti Besnik Dervishi, dhe Drejtori i Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, zoti Genci Mamani. Në emër të Komitetit Ekzekutiv, fjalën përshëndetëse e mbajti zoti Silvio Pedrazzi, Kryetar i AAB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri. Zoti Gent Sejko përshëndeti në emër të Bankës së Shqipërisë dhe zonja Senida Mesi në emër të qeverisë. Darka kaloi në një atmosferë festive.

Fjalimet

Fjala e guvernatorit – Shqip

Fjala e guvernatorit – Anglisht

Fjala e kryetarit te AAB-se – Anglisht

Foto