Ceremoni përcjelljeje

12/12/2018

When:
December 12, 2018 @ 2:18 pm – 3:18 pm
2018-12-12T14:18:00-01:00
2018-12-12T15:18:00-01:00

Më 12 dhjetor 2018, AAB organizoi ceremoninë përcjellëse të zotit Frederic Blanc, me rastin e përfundimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale Bank Shqipëri dhe largimit pas 5 vite pune në Shqipëri. Në emër të AAB-së, Kryetari, zoti Silvio Pedrazzi, shprehu falënderimin e veçantë për bashkëpunimin dhe kontributin e z. Blanc në Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe në drejtimin në Shqipëri të një banke me shumë emër dhe i uroi suksese në detyrat e mëtejshme të karrierës. Një falënderim i veçantë për zotin Blanc u bë edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Gent Sejko.