Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Auditi Bankar, leksion i hapur me studentët e masterit në UET
When:
December 1, 2016 @ 8:30 am – 9:30 am
2016-12-01T08:30:00+01:00
2016-12-01T09:30:00+01:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

01 Dhjetor 2016 – Në kuadër të strategjisë së AAB për edukimin financiar, si dhe përfshirjes në kurrikulat e Programeve Master të UET, të leksioneve të organizuara me pjesëmarrjen e CEO-ve dhe specialistëve nga fusha të ndryshme, u zhvillua një leksion i hapur, me studentë e pedagogë të Fakultetit Ekonomik në UET.

Dorida Stambolla, Drejtore e Auditit të Brendshëm në Raiffeisen Bank dhe Kryetare e Komitetit të Auditorëve të Brendshëm pranë Shoqatës Shqiptrare të Bankave, e cila ishte e ftuar në leksion, foli mbi auditin bankar, rolin e tij dhe aplikimin e standardeve ndërkombëtare në auditimin e brendshëm.

Gallery