Më 26 tetor, u organizua Forumi SEE NPL 2018, në Beograd, Serbi, i cili u përqendrua në prirjet në të ardhmen për NPL-të dhe çfarë do të thotë kjo për tregun e SEE NPL-ve. Pjesëmarrës në Forum ishin profesionistë nga sektori bankar, rregullatorë, investitorë dhe vlerësues të cilët përfshihen në shitjet dhe blerjet e NPL-ve.
Programi i Forumit përbëhej nga sesione të cilat adresuan përpjekjet e bëra nga rregullatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, institucionet financiare ndërkombëtare, bankat, sektorin e pasurive të patundshme, lojtarët e tjerë të tregut dhe investitorë, për të zgjidhur çështjen e NPL-ve të akumuluara në sektorin financiar. Pjesëmarrësit shkëmbyen informacion dhe mendime për çështjen e NPL-ve, për transaksionet që do të zhvillohet në periudhën e ardhshme në të gjithë rajonin, sfidat me të cilat janë duke u përballur bankat dhe ligjvënësit rajonal në tregjet e Evropes Juglindore, dhe përpjekjet e kompanive dhe bankave për të parandaluar një tjetër valë te kredive me probleme.