Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zhvilloi në datë 23 janar 2013 mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet për tre anëtarë të Bordit Drejtues dhe Kryetarit të ri. Këto zgjedhje vinin si rezultat i mbarimit të mandatit të tre prej gjashtë anëtarëve të Bordit Drejtues.
Tre Anëtarët e rinj të zgjedhur janë:
Z. Seyhan PENCABLIGIL, Drejtor i Përgjithshëm, Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Z. Alexander RESCH, Drejtor i Përgjithshëm, Intesa SanPaolo Bank
Z. Hubert de SAINT JEAN, Drejtor i Përgjithshëm, Societe Generale Albania
Anëtarët e rinj të lartpërmendur i bashkohen anëtarëve ekzistues të Bordit Drejtues, të cilët janë:
Z. Ioannis KOUGIONAS, Zv/Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i NBG Bank Albania
Z. Periklis DROUGKAS, Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania
Z. Bozhidar TODOROV, Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i First Investment Bank
Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjen e Z. Seyhan PENCABLIGIL si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Z. Seyhan PENCABLIGIL u rizgjodh në këtë post për një mandat të ri dyvjeçar.