Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Përfaqësues të Shoqatës së Bankave të Kosovës vizituan Shoqatën Shqiptare të Bankave

Me datë 16 gusht, 2013, përfaqësues të Shoqatës së Bankave të Kosovës, vizituan Shoqatën Shqiptare të Bankave, në këtë takim të parë zyrtar midis dy shoqatave me qëllimin e krijimit të një fryme të një bashkëpunimi më të ngushtë mes dy institucioneve.

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Bankave Shqiptare, Zj. Endrita Xhaferaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Z. Petrit Balija, diskutuan mbi aktivitetet e derimëtanishme si dhe planet për të ardhmen në punën e të dy shoqatave në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe informuan të gjithë pjesëtarët e takimit nga të dy institucionet mbi zhvillimet më të fundit të sektorëve bankarë në të dy vendet.

Përfaqësuesit e dy Shoqatave u angazhuan që të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Në mbyllje të kësaj vizite, Z. Balija, ftoi stafin e Shoqatës Shqiptare të Bankave për të marrë pjesë në Panairin Financiar 2013 i cili do të organizohet në Kosovë, nga Shoqata e Bankave të Kosovës më datën 25 dhe 26 Shtator, 2013.