Shoqata Shqiptare e Bankave shpreh keqardhje dhe hidhërim për vdekjen shokuese e Z. Artan Santo, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Kjo është një ditë e trishtuar për gjithë komunitetin bankar në Shqipëri.
Z. Santo ishte Anëtar i AAB-së që në fillimet e saj në vitin 1999. Ai do të mbahet mend si një bankier i suksesshëm i cili ka shërbyer me përkushtim sistemit bankar për më shumë se dy dekada.
Shoqata Shqiptare e Bankave në emër të gjithë anëtarëve të saj dënon veprimin brutal dhe kriminal dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve ligj-zbatuese të veprojnë sa më parë për hetimin dhe kapjen e kriminelëve.
Me mendimet, lutjet, dhe ngushëllimet më të përzemërta jemi pranë familjes dhe miqve të Z. Santo.