Leksion i hapur me temë “Sistemi Bankar në Shqipëri”

05/04/2016

Më datë 05 prill, u zhvillua leksioni i hapur me temë: Sistemi Bankar në Shqipëri, nga Dr. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave. Në këtë leksion u përfshinë studentët e programit të studimit Administrim Biznesi dhe Informatikë Ekonomike të Universitetit Metropolitan Tirana (UMT). Gjithashtu UMT mirëpriti nxënësit e Shkollës Teknike Ekonomike, të cilët u bënë pjesë e leksionit në kuadër të lëndës Paraja dhe Banka që zhvillojnë në gjimnaz.

Gallery