Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content

Finalja e Shqipërisë për Kuizin Evropian të Parasë

E enjte, 30 Mars 2023, ora 11:00

On-line në platformën KAHOOT!
Livestream në kanalin Youtube të AAB -së







Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të gjashtë si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të nxënësve të moshës 13 - 15 vjeç. Për gjashtë vite radhazi kuizi ka përfshirë mijëra fëmijë në 30 vende evropiane. Konkursi do të zhvillohet në dy faza.

Faza e parë përfshin konkursin kombëtar të klasave të 9-ta të cilët do të konkurrojnë on-line gjatë një aktiviteti “livestream”, në platformën Kahoot!. Skuadra më e zgjuar dhe më e shpejtë, do të duhet t’i përgjigjet saktë dhe shpejt pyetjeve të konkursit kombëtar.Çdo skuadër do të përbëhet nga 2 (dy) nxënës.

Në fazën e dytë, skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel në datat 15-16 Maj 2023.

Ky konkurs organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave, me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Kliko këtu për t'u praktikuar për konkursin!



Formë regjistrimi!



    KUJDES!

    1. Regjistrimi bëhet vetëm on-line.

    2. Çdo skuadër përbëhet nga 2 (dy) nxënës.

    3. Mësues-i/-ja kujdestare që do të merret me plotësimin e të dhënave në formën e regjistrimit, duhet të ketë siguruar paraprakisht, nënshkrimin e Deklaratës (shkarko) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit.

    4. Mësuesi mund të bëjë regjistrim për një skuadër ose të gjitha skuadrat e formuara për të marrë pjesë në Kuiz me një aplikim.

    Çmimet për fituesit e 3 vendeve të para të konkursit do të jepen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, si më poshtë:

    • Vendi i parë - 50,000 lekë dhe pjesëmarrje në finalen evropiane të kuizit
    • Vendi i dytë - 40,000 lekë
    • Vendi i tretë - 30,000 lekë

    Mësues/et/it e 3 skuadrave fituese do të vlerësohen me nga një çmim (tablet) nga Banka e Shqipërisë.

    Për më shumë informacion rreth kushteve të pjesëmarrjes kontaktoni në adresën secretariat@aab-al.org ose telefononi në +355 422 80371/2.

    Suksese në konkurs!



    Çfarë është Kahoot!?

    Kahoot! është një platformë mësimi pa pagesë për mësuesit dhe nxënësit aktivë. Kahoot! luhet më mirë në një mjedis grupi, për shembull, një klasë. Lojtarët u përgjigjen pyetjeve në pajisjet e tyre (smart phone ose tablet), ndërsa lojërat shfaqen në një ekran të përbashkët për të bashkuar mësimin. Ajo krijon një 'moment energjie' duke nxitur lojtarët të punojnë dhe argëtohen së bashku.

    Për të mësuar më shumë vizito getkahoot.com.

    Kahoot support pages: https://kahoot.com/help/