Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Fjala e Z. Pencabligil

Shkëlqesia e tij Ambasador Sequi,
I nderuar Guvernator Fullani,
Të nderuar përfaqësues të Bankës së Shqipërisë,
Të dashur Drejtorë dhe përfaqësues të bankave tregtare,
I nderuar Kryetar dhe anëtarët e Bordit Editorial të Revistës Bankieri;
E dashur Sekretare e Përgjithshme dhe stafi i Shoqatës Shqiptare të Bankave ,
Të nderuar kolegë, miq, Zonja dhe Zotërinj:

Mirë se vini në festën tonë të fundvitit dhe ju falënderoj që jeni këtu.
Nga çdo drejtimi, viti 2013 ka qenë një vit i vështirë për sektorin bankar. Përveç ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik në vendet e eurozonës dhe të rajonit, ne patëm edhe pasigurinë e zgjedhjeve që u zhvilluan në Shqipëri , që u ndoqën nga një ndryshim në qeveri dhe ndryshime në administratë. Gjëja më e mirë për tu mbajtur mend nga viti 2013 është që zgjedhjet dhe ndryshimi i qeverisjes u bënë qetësisht.

Sistemi bankar, që prej shumë vitesh tashmë po i kthen fitime shumë të vogla aksionarëve, tani po rezulton me humbje. Ky është një lajm akoma më i keq për aksionerët, dhe le të shpresojmë, një alarm zgjimi se ka ndoshta tepër banka, se mund të ketë ardhur koha për konsolidim, në një mënyrë apo një tjetër. Lajm i mirë për të gjithë aktorët e tjerë, popullin dhe autoritetet është se sistemi bankar është shumë i mirëkapitalizuar, shumë likuid, dhe shumë i sigurt. Megjithëse nuk ishte në gjendje të gjeneronte fitim., ai është rritur jo më pak se 3 për qind në vitin e kaluar dhe e ka mbajtur të pandryshuar numrin e degëve, e duke rritur numrin e ATM-ve dhe POS-eve.

Portofoli i kredisë është zvogëluar me 3 për qind nga një vit më parë, ndërkohë që raporti kredi / PBB është rreth 42 për qind. Për të dhënë pak perspektivë: ky raport ishte 35 për qind në vitin 2009 ndërsa hynim në krizë.
Kreditë me probleme vazhdojnë të jenë problemi ynë kryesor, me rreth një të katërtën e portofolit tonë të kredisë  në vonesa prej 90 ose më shumë ditësh.
Lajm i mirë është se ne besojmë se më e keqja ka kaluar dhe shohim përpara për vitin 2014. Qeveria e Shqipërisë ka premtuar të shlyejë borxhin e saj ndaj kompanive, të cilët janë nga ana tjetër klientët tanë. Ky do të jetë një stimul i mirë. Qeveria premtoi gjithashtu të zgjidhë çështjen mes bankave dhe organeve tatimore. Paralelisht me disa rritje të normës tatimore, të cilat nuk janë të mirëpritur nga Shoqata, Qeveria është duke planifikuar të adresojë informalitetin duke përmirësuar administrimin e taksave, çka është shumë ë mirëpritur.

Si përfundim, vitit po i vjen fundi dhe Shoqata ka të njëjtin numër anëtarësh, të gjithë të sigurt dhe të shëndetshëm. E ardhmja është më e ndritshme se e kaluara e afërt. Me këtë dua t’ju uroj të gjithëve një sezon festiv dhe Vit të Ri të lumtur. Ju lutem më lejoni ti jap fjalën të nderuarit Guvernator Fullani.