Vizita të studentëve në mjediset e bankave, 24 qershor – 1 korrik

24/06/2013

When:
June 24, 2013 @ 1:37 pm – July 1, 2013 @ 2:37 pm
2013-06-24T13:37:00+00:00
2013-07-01T14:37:00+00:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet AAB dhe Universitetit Europian të Tiranës (UET), Zj. Endrita Xhaferaj, Sekretare e Përgjithshme e AAB dhe Zj. Najada Xhaxha (Tirana Bank), Kryetare e Komitetit të Sistemeve të Pagesave, drejtuan dy seminare për studentët, mbi sistemin bankar, si pjesë e programit të studimit BSc në Financë – Bankë. Në vijim të seminareve, AAB organizoi për këta studentë, vizita në disa banka. Vizitat, të cilat ishin pjesë e praktikës profesionale të studentëve, u organizuan nga data 24 qershor deri më 1 korrik. Studentët u shoqëruan nga përfaqësues të bankave të cilët shpjeguan funksionimin dhe aktivitetet ditore të bankave në degë dhezyra qendrore. Bankat të cilat mirëpritën studentët, ishin: Alpha Bank, BKT, Credins Bank, FIBank, Intesa San Paolo Bank, NBG Bank Albania dhe United Bank of Albania.

Gjatë këtyre vizitave, Seretariati i AAB-së shpërndau në degët e bankave broshurat mbi kartat bankare dhe përdorimin e tyre si dhe u informuan studentët mbi përmbajtjen e broshurave.

Gallery