Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) promovojnë faqen e internetit për Eficencën e Energjisë

18/12/2012

When:
December 18, 2012 @ 1:48 pm – 2:48 pm
2012-12-18T13:48:00-01:00
2012-12-18T14:48:00-01:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

“Kredi për eficencën e energjisë”, faqe interneti për rrugët që duhet të ndiqen

Tiranë, 18 dhjetor 2012 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC organizuan sot aktivitetin me temë “Promovimi i faqes së internetit për Eficencën e Energjisë”. Kjo faqe është përgatitur nga AAB në bashkëpunim më IFC për të ndihmuar dhe edukuar publikun e gjerë në lidhje me Eficencën e Energjisë dhe kredinë për Eficencën e Energjisë në drejtim të përkufizimeve, përfitimeve, rregullave praktike dhe investimeve për Eficencën e Energjisë. Credins Bank, ProCredit Bank dhe Societe Generale Albania janë tre nga bankat e sistemit bankar në Shqipëri të cilat kanë lancuar produktin e kredisë për eficencën e energjisë.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të bankave tregtare që operojnë në Shqipëri si dhe përfaqësues të bizneseve ofrues të produkteve të eficencës së energjisë.

Gjatë fjalës së hapjes, organizuesit e këtij aktiviteti dhanë një informacion të përgjithshëm mbi projektin e “Faqes së internetit për Eficencën e Energjisë” dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e efiçensës së energjisë, duke theksuar rëndësinë e tij dhe mbështetjen që kredia për “Eficencën e Energjisë” ofron në uljen e qëndrueshme të kostove të energjisë.

Përfaqësues nga 3 banka prezantuan produktet që ofrojnë për financimin e investimeve në banesa dhe ambiente biznesi të cilat kanë për qëllim përdorimin eficent të energjisë. Përfitues të kredisë për “Efiçensën e Energjisë”, janë të gjithë klientët me të ardhura nga pagat apo biznesi mund të përfitojnë për sa kohë plotësojnë kushtet e përgjithshme për t’u financuar nga Bankat.

Të pranishëmit treguan interes dhe për produktet eficente të energjisë në Shqipëri prezantuar nga përfaqësues të disa kompanive të ndryshme.

Gjatë aktivitetit u prezantua një broshurë informuese mbi përmbajtjen e faqes së internetit për eficencën e energjisë. Broshura do të shpërndahet në bankat e interesuara. Për më tepër informacion rreth këtij projekti, ju mund të klikoni në linkun: http://www.aab.al/edu/ee/index.php.

Gallery