BSH organizon tryezën e diskutimit: “Për një sistem bankar të shëndetshëm dhe eficient në Shqipëri”

4/07/2012

When:
July 4, 2012 @ 1:57 pm – 2:12 pm
2012-07-04T13:57:00+00:00
2012-07-04T14:12:00+00:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Italisë, organizoi në datë 4 korrik 2012, në Hotel Sheraton, tryezën me temë “Për një sistem bankar të shëndetshëm dhe eficient në Shqipëri. Veprimtaritë dhe rezultatet e arritura në kuadrin e Projektit të Binjakëzimit”, me rastin e përfundimit të Projektit të Binjakëzimit me BE-në.

Z. Seyhan PENCABLIGIL, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare mbajti një fjalim ku adresoi disa çështje të rëndësishme të sistemit bankar.

Së pari, ai sqaroi se bankat shqiptare kanë vazhduar të kreditojnë ekonominë me një rritje të kredive me 12.9 % vetëm 12 muajt e fundit, në krahasim me stanjacionin e vendeve të tjera, si dhe kanë shtuar të punësuarit në krahasim me uljen në sektorë të tjerë. Ndërkohë që fitimet e bankave kanë rënë ndjeshëm ndërkohë që rriten kreditë me probleme që nuk kthehen nga debitorët.

Z. Pencabligil theksoi vështirësitë e mëdha që hasin bankat gjatë ekzekutimit të kolateralit. Ai theksoi se kriza ekonomike nuk do të përfundojë përveçse nëse çmimet e aktiveve do të korrektohen, çka do të ndodhë vetëm nëse do të ketë zbatim eficent të kolateralit. Ai propozoi tri zgjidhje të thjeshta në këtë drejtim, për të cilat do të duhen edhe ndryshime ligjore:

  1. Një ankand të tretë, krahas dy të parëve në procesin e ekzekutimit, me çmimin e tregut;
  2. Gjykatës të posaçëm dhe të trajnuar;
  3. liberalizimi i tarifave të përmbarimit, me elementin e tarifave në bazë të suksesit të përmbarimit ku tarifat e tyre do te jene ne funksion te suksesit te tyre.

Gallery