Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB zhvillon mëngjes pune me përfaqësues të mediave
Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi sot, më 17 shtator 2015 një mëngjes pune mes Bordit Drejtues të Shoqatës dhe përfaqësuesve të mediave kryesore në vend.

Pas fjalës së tij përshëndetëse Kryetari i Shoqatës së Bankave, Z.Christian Canacaris, vijoi me një prezantim të shkurtër mbi zhvillimet në sektorin bankar dhe kontributin e tij në ekonominë dhe shoqërinë e vendit, dhe hodhi dritë mbi çështje si përfitueshmëria e bankave, ecuria e kreditimit dhe problematikat e sfidat me kreditë me probleme. Gjatë takimit, të pranishmit diskutuan mbi problematikën e publikimeve në media të çështjeve që prekin sektorin bankar dhe ofruan mbështetjen për një komunikim sa më efikas.

Në takim, u vu në dukje rëndësia kritike e medias në proçesin e zhvillimit në vend. Ndërsa faktorët si kapitali njerëzor, investimet, faktorët sociale dhe demografikë janë konsideruar historikisht si komponentë të domosdoshëm të çdo programi për zhvillim, me kalimin e kohës, bankat kanë njohur gjithnjë e më shumë rolin  kritik të sektorit  mediatik.

Për më tepër u theksua se media cilësore raporton informacione bazë ekonomike dhe sociale, publikon me përgjegjësi opinione të ndryshme, dhe tregohet e vëmendshme në sigurimin  e informacionit që ka vlerë të vërtetë për shoqërinë.

Në mbyllje të këtij aktiviteti, përfaqësuesit e mediave u informuan për iniciativa të tjera që AAB planifikon të ndërmarrë me fokus komunikimin e informacionit ekonomik.

Gallery