Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB – Njoftim për shtyp

20 Shkurt, 2015 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) duke marrë shkas nga grabitja e ndodhur së fundmi ndaj njërës prej bankave anëtare të saj, dëshiron që nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp të theksojë sensibilitetin që kjo ngjarje ka për të gjithë sistemin bankar dhe veçanërisht për punonjësit e njësive të sigurisë, që janë të angazhuar për mbrojtjen e bankave ashtu edhe klientëve të tyre.

Denigrimi i rolit të punonjësit të sigurisë ndikon negativisht në vijimësinë e punës me pasojë cënimin e sigurisë së bankave tregtare. Përgjegjësia ligjore për përcaktimin e fajësisë i përket vetëm organeve kompetente.

Strukturat e sigurisë së bankave tregtare janë dhe do të jenë gjithmonë të gatshme për të bashkëpunuar me organet përkatëse shtetërore për investigimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tilla dhe kapjen e autorëve të tyre, pa përjashtuar në asnjë rast edhe investigimin nga ana e këtyre organeve ndaj tyre.

AAB dhe bankat anëtare të saj do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me organet kompetente për të garantuar integritetin dhe sigurinë e sistemit bankar në vend.