The Albanian Association of Banks (AAB) elects the new chairman of the Supervisory Board
10 Shtator, 2014 – Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në emër të gjithë bankave anëtare të saj, dëshiron të risigurojë publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk janë cënuar.
Siç reflektohet edhe nga pasqyrat financiare, të cilat AAB i ka publikuar vazhdimisht, sistemi bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një performancë të qëndrueshme.
AAB dhe bankat anëtare të saj do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bankën e Shqipërisë, si dhe institucione të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.