Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me MMSR për praktikat profesionale të nxënësve të shkollave profesionale në bankat anëtare

24 dhjetor 2013 – Shoqata Shqiptare e Bankave nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit midis bankave anëtare dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR). Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i formave të bashkëpunimit që konsistojnë në aktivitete të përbashkëta, për realizimin e praktikave të nxënësve të arsimit profesional. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj dhe Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Seyhan Pencabligil në mjediset e Ministrisë.

Ministri Veliaj u shpreh se me buxhetin e ri qeveria shqiptare e ka rritur me 220% fondet për formimin profesional dhe arsimin profesional.

Ndër të tjerat, Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Seyhan Pencabligil në fjalën e tij tha se nëpërmjet këtij memorandumi do të jetë më e lehtë që nxënësit e shkollave profesionale të përfitojnë nga praktikat profesionale në bankat e shoqatës së bankave të Shqipërisë.

Memorandumi i nënshkruar synon mbështetjen e nxënësve që ndjekin institucionet e arsimit profesional publik të drejtimeve ekonomik, informatikë dhe elektronikë duke u dhënë atyre mundësinë të zhvillojnë praktikën profesionale në amjente reale pune në Tiranë dhe në rrethe si në  Elbasan, Kukës, Shkodër, Korçë, Berat Vlorë dhe Gjirokastër.

Gallery