Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Java e Parasë 2023

Java e Parasë 2023
20-26 mars 2023

Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!

Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në datat 20-26 mars 2023, festojnë Javën e Parasë 2023, nën sloganin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”.  Gjatë kësaj javë, AAB, së bashku me bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, është e angazhuar në organizimin e aktiviteteve të cilat kanë si qëllim të edukojnë brezin e ri për bërë plane financiare të shëndetshme gjatë gjithë jetës së tyre.

Mbi 3350 nxënës nga 150 shkolla nga i gjithë vendi
Mbi 540 studentë nga 9 universitete

 

Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2023

Ceremonia e çeljes së Javës së Parasë 2023, u organizua në mjediset e Bankës së Shqipërisë, më 20 mars 2023. Aktivitetin e përshëndetën z. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë; zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit; dhe z. Bledar Shella, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit 5 konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë dhe të shpallura më parë. Këto konkurse u mbështetën nga bankat anëtare të AAB-së.

  1. Konkursi “Vizatimit më i mirë”, në të cilin u paraqitën për konkurrim më shumë se 350 vizatime nga nxënësit e klasave III-ta prej më shumë se 70 shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria. Konkursi u mbështet nga Union Bank.
  2. Konkursi “Projekti më i mirë”, në të cilin nxënësit e 46 klasave të IV- ta nga 38 shkolla të vendit u angazhuan në trajtimin e temës në një projekt fizik ose interpretativ, përmes një videoje të shkurtër. Konkursi u mbështet nga ABI Bank.
  3. Konkursi “Fotomontazhi më i mirë”, ku 65 nxënës me 61 punime, nga 50 shkolla të vendit, nxënës të klasave të VIII-ta, zbërthyen mesazhin e temës së Javës së Parasë, nëpërmjet imazheve dhe diçiturave. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.
  4. Konkursi i “Videos më të mirë”, në të cilin u paraqitën 69 video, të realizuara nga 97 nxënës të 47 shkollave të mesme të vendit, Konkursi u mbështet nga OTP Bank Albania.
  5. Konkursi i esesë më të mirë me temë “Ndryshimet klimatike – përse janë të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri?” Në këtë konkurrim u paraqitën 10 ese nga 7 universitete të vendit. Fituesit e konkursit, përveç çmimit simbolik të fituar, falë mbështetjes së Bankës Tregtare Kombëtare, do të mund të kryejnë dhe praktikat mësimore pranë kësaj banke.

 

Leksione në universitete dhe orë të hapura mësimore

Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi disa leksione të hapura dhe orë mësimore, si pjesë e aktiviteteve të edukimit financiar, zhvilluar përgjatë Javës së Parasë.

  • Më 15 mars, Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB, mbajti një orë leksioni të hapur me studentë të Albania University, në degët Financë – Bankë dhe Menaxhim biznesi. Bankingu digjital, efekti në ekonomi i uljes së parasë fizike në qarkullim si dhe mënyra sesi bankat po lëvizin drejt një transformimi digjital të produkteve dhe shërbimeve të tyre, ishin çështjet e trajtuara dhe diskutuara.
  • Më 23 mars, Elona Bollano, Kryetare e Komitetit të Riskut dhe Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë së Kapitalit në Bankën Kombëtare Tregtare preyantoi për studentët e e nivelit Bachelor, viti  i 3-të, dega Financë në Universitetin e Tiranës, temës mbi menaxhimin e rrezikut në banka, sfidat dhe risitë me të cilat po përballet aktualisht sektori bankar.
  • Më 24 mars,  znj. Xhilda Shehu, Drejtuese për Kanalet Alternative dhe Marketingun Digjital, në Intesa Sanpaolo Bank Albania u gjend pranë studentëve të vitit të 3-të në programin e studimit “Bachelor” në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN). Në këtë orë interaktive u fol mbi prirjet në sektorin bankar dhe bankingun e hapur, si trendi i ri global.
  • Më 23 mars, u organizua orë mësimore në shkollën “Pandeli Cale”, Korçë, me temë “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, nga Spartak Mele, Senior Personal Banker (Raiffeisen Bank, dega Korçë).

 

Kuizi i Parasë 2023

Më 30 mars 2023, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të pestë Kuizin Evropian të Parasë, ku u regjistruan 926 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 89 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u ndoq me interes të lartë, Livestream në kanalin YouTube të AAB-së nga më tepër se 1,700 shikues. Pjesëmarrësit konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!, të organizuar në 463 ekipe.

Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel më 16 maj 2023. Pjesëmarrja në konkursin evropian mundësohet nga  Raiffeisen Bank.

Lexo më shumë

 

Video – Kuizi i Parasë, Finalja e Shqipërisë

NJOFTIMI PER SHTYP
GALERIA