Delegacioni i BE-së dhe Shoqata Shqiptare e Bankave zhvillojnë takim me DG NEAR

19 Qershori

Më 19 qershor 2024, Delegacioni i BE-së dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zhvilluan së bashku një takim me përfaqësuesit e DG NEAR për të diskutuar mbi WBIF Private Sector Blending dhe EFSD+ Guarantee. Përfaqësues të bankave anëtare të AAB-së ishin të pranishëm në këtë takim dhe pjesë e diskutimit. Përfaqësuesit e DG NEAR paraqitën fushat e fokusit të Komisionit Evropian dhe prezantuan instrumentet financiare aktuale dhe të ardhshme, duke përfshirë garancitë dhe linjat e kredisë, të disponueshme për të mbështetur këto iniciativa. Përfaqësuesit e bankave ndanë njohuri mbi mundësitë e tregut, tendencat, pengesat, programet ekzistuese të WBIF dhe nevojat e ardhshme.

Pjesëmarrësit ranë dakord të zhvillojnë takime të tjera në të ardhmen për të diskutuar më në detaje këto tema me institucione të tjera financiare ndërkombëtare (IFIs).

GALERIA

SHARE