AAB – Njoftim për shtyp

20/02/2015

20 Shkurt, 2015 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) duke marrë shkas nga grabitja e ndodhur së fundmi ndaj njërës prej bankave anëtare të saj, dëshiron që nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp të theksojë sensibilitetin që kjo ngjarje ka për të gjithë sistemin bankar dhe veçanërisht për punonjësit e njësive të sigurisë, që janë të […]


Shoqata Shqiptare e Bankave zgjedh Kryetarin e ri

12/02/2015

12 shkurt 2015 – Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave zhvilloi në datë 11 shkurt 2015 mbledhjen e radhës, në të cilën sipas statutit, u mbajtën zgjedhjet për Kryetarin e ri të Shoqatës. Asambleja zgjodhi Z. Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri si Kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave me […]


Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Bankat japin mbështetje për zonat e përmbytura në Jug të Shqipërisë

12/02/2015

12 shkurt 2015 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në emër të bankave anëtare të saj, shpreh keqardhjen për dëmtimet dhe humbjet që kanë pësuar banorët e zonave të prekura nga përmbytjet në jug të Shqipërisë. Në këtë situatë të një nevoje emergjente, Shoqata Shqiptare e Bankave do të kontribuojë me 6 milion lekë, përpos […]


Zhvillimet në sistemin bankar – Statistikat Shtator 2014

05/11/2014

AAB publikon të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e tretë të vitit 2014 si dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin shtator 2014, sipas të cilave totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1,272 miliardë lekë, rreth 3% më shumë se një vit më parë, ose 1.5% më […]


AAB – Njoftim për shtyp

10/09/2014

10 Shtator, 2014 – Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në emër të gjithë bankave anëtare të saj, dëshiron të risigurojë publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk janë cënuar. Siç reflektohet edhe […]


Zhvillimet në sistemin bankar – Statistikat Qershor 2014

15/08/2014

Zhvillimet në sistemin bankar – Statistikat Qershor 2014 AAB publikon të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e dytë të vitit 2014, sipas të cilave sistemi bankar shqiptar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar dhe të ketë një ecuri të qëndrueshme. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në nivelin 17.5 për qind nga […]


AAB – Njoftim për shtyp

06/08/2014

6 Gusht 2014 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke marrë shkas nga reflektimi i vazhdueshëm në media i konstatimeve të parregullsive në funksionimin e disa aktiviteteve në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, dëshiron të sigurojë publikun, dhe veçanërisht klientët e bankave tregtare në vend, se aktiviteti i bankave tregtare vijon normalisht dhe […]


Mesazh ngushëllimi nga Shoqata Shqiptare e Bankave

26/06/2014

Shoqata Shqiptare e Bankave shpreh keqardhje dhe hidhërim për vdekjen shokuese e Z. Artan Santo, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank dhe anëtar i  Shoqatës Shqiptare të Bankave. Kjo është një ditë e trishtuar për gjithë komunitetin bankar në Shqipëri. Z. Santo ishte Anëtar i AAB-së që në fillimet e saj në vitin 1999. Ai […]


AAB bashkëpunon me Shoqatën e Bankave të Kosovës në organizimin e Forumit për Sigurinë në Banka

06/06/2014

AAB në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) organizuan, për herë të parë së bashku, Forumin e tretë Kombëtar për “Sigurinë në banka”. Forumi i zhvilloi punimet më 28 Maj 2014, në Hotel Theranda, Prizren, Kosovë. Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të bankave tregtare në Shqipëri dhe Kosovë, të Bankave Qendrore të të […]


Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon për të katërtin vit radhazi Forumin Kombëtar Shqiptar të Kartave

16/05/2014

Tiranë, 16 maj 2014 – Shoqata Shqiptare e Bankave dhe  Komiteti i saj i Kartave, i përbërë nga përfaqësues të bankave tregëtare anëtare të Shoqatës, organizuan Forumin e katërt Kombëtar të Kartave me temë “Biznesi i kartave – Zhvillime dhe risi”. Forumi, i cili u organizua për të katërtin vit radhazi, zhvilloi punimet në datë […]