Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Bordi Mbikëqyrës i AAB në takim me përfaqësues Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Më datë 28 tetor 2021, Bordi Mbikëqyrës i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), kryesuar nga kryetari z. Bledar Shella, u prit në një takim nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë: Zëvendës Ministrat Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero, dhe z. Arlind Gjokuta, Sekretar i Përgjithshëm.

Në qendër të bisedës ishte adresimi i çështjeve të industrisë bankare që lidhen me ecurinë e zbatimit të projektit të fiskalizimit; emetimin e eurobondit të pestë; projekt-ndryshimet e fundit në ligjin për “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”; si dhe problematikat e hasura  nga zbatimi i ligjit “Për regjistrin e llogarive bankare”.

Gjatë takimit u diskutua dhe mbi mundësinë për bashkëpunim dhe koordinim për çështje të pagesave për shërbimet publike dhe shtetërore nëpërmjet platformës e-Albania, si dhe aksesit në të dhëna të kësaj platforme.

Gallery