Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
“Bankat për Shoqërinë” – Së bashku për shoqërinë, mjedisin, jetën…

Tiranë, më 15 qershor 2015 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon për herë të parë një botim special të titulluar “Raporti CSR 2014 – Bankat për Shoqërinë”, i cili u promovua në një ceremoni të mbajtur në Hotel Rogner. Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë disa nga aktivitetet për arsimin, shëndetësinë, çështjet sociale, mjedisin, artin, kulturën e sportin, të ndërmarra nga bankat gjatë vitit 2014 në kuadër të përgjegjëisë sociale (CSR), duke shpresuar të frymëzojë më shumë të tilla në të ardhmen. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të ekonomisë e sistemit bankar, politikës dhe bizneseve, si dhe përfaqësitë e huaja në Shqipëri. Referuesit theksuan rëndësinë e mbështetjes së treguar ndaj shtresave vulnerabël të shoqërisë dhe falenderuan bankat për rolin e tyre në projektet në ndihmë të komunitetit.

Në fjalën e hapjes, Kryetari i Shoqatës së Bankave, z. Christian Canacaris, falenderoi të gjithë bankat anëtare të cilat janë angazhuar në këto projekte duke e bërë CSR pjesë integrale të strategjisë së tyre të biznesit. Duke kontribuuar me më tepër se 1.000.000 euro gjatë vitit 2014, me përkushtimin e më tepër se 2.500 punonjësve, sistemi bankar mbështeti mbi 150 projekte për komunitetin dhe organizata jo fitim prurëse.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u përshëndetën nga zj. Natasha Ahmetaj, zv/guvernatore e Bankës së Shqipërisë, zj. Bardhylka Kospiri, zv/ministre e Mirëqënies dhe Rinisë, si dhe drejtues të organizatave dhe fondacioneve të cilët kanë bashkëpunuar me bankat në projeket e përgjegjshmërisë sociale.

Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë kopje të librit për të pranishmit.

Gallery