AIF me sektorin bankar
19 Qershori

Ne datën 19 qershor 2024, u zhvillua trajnimi me temë “Mbi çështjet PP/FT për sektorin bankar”. Ky trajnim u organizua nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB), ku morën pjesë përfaqësues të strukturave të parandalimit të pastrimit të parave të bankave. Në këtë trajnim z. Agim Muslia, Drejtor i Drejtorisë së Përputhshmërisë dhe IT, pranë AIF-it, trajtoji dhe diskutoi me të pranishmit mbi: vlerësimin kombëtar të riskut PP/FT; zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare; përgatitjen për raundin e 6-të të vlerësimit; tipologji kombëtare dhe ndërkombëtare të PP/FT; risqet PP/FT në nivel ndërkombëtar të lojërave të fatit on-line, tregues dhe tipologji; legjislacionin PP/FT; pritshmërinë mbikëqyrëse të AIF; vlerësimin individual të riskut PP/FT; raportimet RAD dhe aspektet efektive të raportimit; si dhe rolin e auditit të brendshëm në respektimin e politikave dhe procedurave PPP/FT.
GALERIA