AAB zhvillon mbledhjen e Asamblesë

16/04/2021

Në datën 15 prill 2021 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së AAB-së. Sipas agjendës, dhe në
përputhje me statutin e AAB-së, u zgjodh Bordi Mbikëqyrës i Shoqatës, me pesë anëtarë.
Anëtarët e zgjedhur janë:
Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania;
Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT);
Z. Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank;
Z. Dritan Mustafa – Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank;
Z. Bozhidar Todorov – Drejtor i Përgjithshëm i FIBank Albania.

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës u zgjodh z. Bledar Shella dhe z. Seyhan Pencabligil u zgjodh
Zëvendës Kryetar.
Zyra Ekzekutive e AAB-së falënderon Komitetin Ekzekutiv dhe ish Kryetarin, zotin Silvio
Pedrazzi,- i cili, së afërmi do të angazhohet në projekte të tjera, – për përfaqësimin e Shoqatës
me cilësi, standard dhe vizion, duke përballur me sukses situatën e vështirë të krijuar nga
pandemia Covid-19, dhe me këtë rast i uron Bordit Mbikëqyrës dhe Kryetarit, z. Bledar
Shella, suksese në përballimin e kërkesave të reja të zhvillimit të tregut bankar dhe
përfaqësimit të industrisë bankare!