Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB publikon Raportin Vjetor 2021

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon Raportin Vjetor për vitin 2021. Ky botim prezanton arritjet kryesore të veprimtarisë së AAB-së për vitin 2021.

Disa nga arritjet kryesore gjatë vitit 2021:

  • Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të statutit të ri, u themeluan komitetet teknike të reja. 7 komitete të përhershme teknike dhe një komitet ndihmës u bënë aktivë.
  • Koordinimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e fiskalizimit si dhe ngritjen e regjistrit qendror të llogarive.
  • Forcimi i marrëdhënieve me institucionet vendase dhe të huaja për bashkëpunim, si me Bankën e Shqipërisë, Delegacionin e Bashkimit Evropian, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe takime me ministrat e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
  • Edukimi financiar: në bashkëpunim me VISA u organizua një fushatë dy mujore për përdorimin e kartave; u organizua Konkursi i Parasë ku rreth 360 nxënës të klasave të 9-a morën pjesë; së bashku me EFSE, u bë i mundur planifikimi i përkthimit të librit “Hapat e parë në financë”, një libër i dobishëm për këdo që kërkon të mësojë për financat personale dhe si literaturë për Konkursin e Parasë; në bashkëpunim me BSH dhe ANFE u punua për hartimin e projektit të strategjisë kombëtare të edukimit financiar; organizimi i një seminari për sigurinë kibernetike.
  • 24 trajnime online me pjesëmarrjen e 340 punonjësve të industrisë bankare.
  • AAB rriti prezencën nëpërmjet botimeve, postimeve në rrjetet sociale, pjesëmarrjeve në median vizuale dhe publikime të të dhënave statistikore mbi ecurinë e sektorit bankar.

Lexo raportin