AAB publikon Raportin Vjetor 2020

30/06/2021

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon Raportin Vjetor për vitin 2020. Ky botim prezanton arritjet kryesore të veprimtarisë së AAB-së për vitin2020.
Disa nga arritjet kryesore gjatë vitit 2020:
• Statuti i ri i AAB-së, i cili u miratua duke ju përshtatur standardeve bashkëkohore dhe më të mira të organizimit strukturor, misionit dhe veprimtarisë së AAB-së.
• Prezantimi i gjetjeve – Pjesa e dytë e studimit “Besimi dhe perceptimi i klientëve ndaj bankave dhe sektorit bankar”.
• Trajnime tradicionale të ofruara online: Gjatë vitit, u organizuan 19 trajnime (në terren dhe online) me pjesëmarrjen e 275 punonjësve të bankave anëtare.
Në klasa virtuale ndërkombëtare të zhvilluara nga Qendra e Trajnimeve morën pjesë 300 punonjës të bankave nga Shqipëria, përkatësisht në 58 trajnime.
• Mbështetja e bankave gjatë emergjencës së pandemisë dhe periudhës së izolimit kombëtar, duke ofruar ndihmë për çështje të ndryshme operacionale (konkretisht, me leje lëvizje, mbulim mediatik, shërbime online, etj.)
• Dy projekt garanci për kredi shtetërore, projektligji për amnistinë fiskale dhe penale, tre ligjet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë (AMF) dhe projektligji për regjistrin qendror të llogarive bankare.
• Katër projektligje të nxjerra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, një ndryshim në udhëzimin “Për procedurat tatimore”, një projekt rregullore e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe dy projekt rregullore të nxjerra nga AMF.
• Pjesëmarrja në “Forumin e Triestes për Investimet në Evropën Lindore – Investimet dhe Financat për Rimëkëmbjen Post-Covid”, një forum rajonal ndërkombëtar i organizuar nga Federata Italiane e Bankave, Sigurimeve dhe Financave.
• Komunikimi me institucione të ndryshme: Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKShI), Agjencia Shtetërore e Kadastrës (AShK), FMN, Delegacioni i BE-së, Federata Evropiane e Bankave, BACEE dhe shoqatat e bankave të tjera të vendeve fqinje.
• Ndjekja në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e zbatimit të dy projekteve: Standardet e Përbashkëta të Raportimit (në funksionim që nga 15 nëntori) dhe Projekti i Fiskalizimit (faza e parë e projektit nis në 1 janar 2021).
• Në bashkëpunim me Mastercard, u organizua fushata ndërgjegjësuese për përdorimin e kartave.

Ky botim përmban shumë detaje rreth veprimtarisë së AAB-së.
Lexo raportin