Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB publikon Raportin Vjetor 2019

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon Raportin Vjetor për vitin 2019. Edhe këtë vit, prezantojmë tek grupet e interesit dhe publiku i gjerë, arritjet kryesore të veprimtarisë së AAB-së për vitin e kaluar.

Disa nga arritjet kryesore gjatë vitit 2019:

  • Viti 2019 ishte viti i 20 vjetorit të krijimit të AAB-së. Festimi i 20-vjetorit u pasua nga organizimi i një konference mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
  • AAB-ja tregoi një solidarizim të plotë me dy fatkeqësitë e shkaktuara nga tërmeti në fund të muajit maj në Prefekturën e Korçës dhe ai i 26 nëntorit në Durrës me 51 jetë të humbura.
  • Industria bankare rezultoi sektori më i besuar nga të gjithë sektorët dhe institucionet e tjera të vendit. Gjithashtu, kjo gjetje u konfirmua nga sondazhi i kryer nga IDRA në nivel kombëtar.
  • AAB, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, hartoi dhe miratoi platformën për rigjallërimin e kreditimit.
  • Në kuadër të edukimit financiar, AAB-ja mori pjesë në Kuizin Evropian të Parasë, ku ekipi nga Shqipëria zuri vendin e 7-të dhe AAB-ja u nderua me një kupë të veçantë nga EBF. 
  • Në bashkëpunim me VISA dhe Mastercard, u organizuan dy fushata ndërgjegjësuese për përdorimin e kartave.
  • Për trajnimin e punonjësve të industrisë bankare, AAB-ja organizoi 28 trajnime, në bashkëpunim me 7 partnerë, ku u trajnuan 535 punonjës. Për herë të parë trajnime u kryen edhe në qytete të tjera përveç Tiranës.

Një falënderim i veçantë për të gjithë anëtarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në të gjitha veprimtaritë dhe nismat tona, për të gjithë bashkëpunëtorët dhe institucionet shtetërore për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e dedikuar.

Lexim të këndshëm!