
Takimi i 42-të i anëtarëve të asociuar të Federatës Evropiane të Bankave (EBF) u zhvillua më datë 29 prill 2016, në Tiranë. Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqatave kombëtare të bankave nga Shqipëria, Italia, Hungaria, Gjermania, Estonia, Republika Çeke, Azerbajxhan, Luksemburg, Mali i Zi, Polonia, Serbia dhe Turqia si dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.
Të ftuar dhe referues në këtë takim ishin dhe Z. Erjon Luci, zv/ministër, Ministria e Financave; Zj. Natasha AHMETAJ, Zëvendësguvernatore e Dytë e Bankës së Shqipërisë dhe Z. Christian CANACARIS, të cilët prezantuan ndryshimet ekonomike dhe sfidat e të ardhmes në Shqipëri si dhe zhvillimet në sektorin bankar.
Takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe rregullatore në BE; eksperiencat e anëtarëve në lidhje me sigurinë kibernetike, si dhe iniciativat e ndërmarra në kuadër të Edukimit Financiar (Javës Evropiane të Parasë), ku Shqipëria kishte një program të larmishëm aktivitetesh këtë vit.
Më datë 30 prill, nën kujdesin e Sekretariatit të AAB u organizua për të pranishëmit një vizitë në qytetin e vjetër të Beratit, i cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe kombinon kulturën dhe traditat lindore dhe perëndimore.